Gjëndrat tiroide/ Ushqimet që e ndihmojnë dhe ato që e dëmtojnë

Një përzgjedhje e kujdesshme e ushqimeve që konsumojmë gjatë ditës mund të jetë hapi i parë dhe ndoshta më i rëndësishmi për të pasur një jetë të shëndetshme. Si çdo organ tjetër, edhe tiroidja mund të preket nga qindra sëmundje të ndryshme.

Por prodhimtaria e saj hormonale mund të ndikohet edhe nga ushqime dhe faktorë të tjerë dietikë. Në këto kushte, është mirë të njihemi me ato ushqime të cilat e frenojnë këtë gjëndër dhe ato të cilat e stimulojnë prodhimin e saj.

Mjeku endokrinolog, Dashamir Gjergji, na njeh me disa prej tyre, të cilat kanë vlera për tiroiden dhe ato që e dëmtojnë. Lulelakra, brokoli, mustarda jeshile, kur bëhet fjalë për gjëndrën tiroide, nuk rekomandohen. Sipas doktorit, produktet bimore konsiderohen strumogjene dhe janë klasa më e rrezikshme në reduktimin e punës së tiroides. Të tilla janë edhe luleshtrydhet, dardhat dhe pjeshkët, të cilat po ashtu nuk kanë efekt pozitiv. Përkundrejt tyre janë arrat, karotat, patatet, bananet etj., të cilat nuk bëjnë gjë tjetër veçse ndihmojnë funksionimin e gjëndrës. Sa u takon grupmoshave që rrezikohen së tepërmi nga sëmundjet e tiroides, mjeku endokrinolog pohon se është kryesisht mosha e tretë.

 

images (3)

MBI GJËNDRËN TIROIDE

Gjëndra tiroide është një gjëndër e vogël endokrine e vendosur në pjesën e përparme të qafës, që kryen funksione shumë të rëndë- sishme për organizmin e njeriut. Gjëndra tiroide prodhon hormonet e saj, të cilat janë me bazë jodi, i hedh direkt në gjak dhe më pas veprojnë në qelizat shenjë të tyre në të gjithë organizmin. Gjëndra tiroide ka si funksion themelor krijimin dhe konsumimin e energjisë nga organizmi, ndaj në situata të lodhjes kronike, të dobësimit apo edhe mbienergjisë të një individ, shpesh duhen kërkuar problemet e kësaj gjëndre.

USHQIMET QË DËMTOJNË TIROIDEN

Ushqimet bazë që ndikojnë në uljen e aktivitetit prodhues të gjëndrës tiroide janë të shumta. Klasa e parë ushqimore janë të gjitha produktet bimore që konsiderohen strumogjene dhe janë klasa më e rrezikshme në reduktimin e punës së tiroides, këtu bëjnë pjesë të gjitha produktet e familjes krucifere, siç janë lakra, lulelakra, brokoli, mustarda jeshile, lakra e Brukselit etj. Kjo klasë përmban disa substanca që frenojnë kapjen e jodit nga tiroidja e për pasojë reduktojnë sintezën dhe lidhjen e hormoneve të tiroides.

FRUTAT

Luleshtrydhet dhe gjithë frutat e tjera që përmbajnë tioure, edhe kjo klasë konsiderohet strumogjene (zmadhon gjëndrën), për shkak të përmbajtjes së tiourese, substancë me efekt frenues mbi prodhimin e hormoneve të tiroides. Kjo substancë gjendet me tepri edhe te pjeshkët, dardhat, ndaj edhe këto fruta konsiderohen të rrezikshme për tiroiden, sepse frenojnë prodhimin e saj.

SOJA

Soja dhe qumështi i sojës, i cili përdoret gjerësisht për shumë cilësi të mira të tij, përmban izoflavone, të cilat kanë ndikim hormonal frenues në prodhimin e tiroides. Përdorimi i gjatë mund të çojë në strumë të gjëndrës tiroide. USHQIMET E SHPEJTA Ushqimet yndyrore ose fast-food-et janë kryesisht ushqimet e gatshme si hamburger, hot dog. Kryesisht këto ushqime krijojnë një lloj varësie tek organizmi dhe këto produkte kontribuojnë në njëfarë mase në dëmtimin e prodhimtarisë së tiroides dhe rënies së energjisë së organizmit në tërësi.

SHEQERNAT

Produktet me sheqer, sidomos ato me sheqer të rafinuar, si ëmbëlsirat, akulloret, produktet e sodës etj., komprometojnë gjëndrën tiroide, sepse nivelet energjike që marrim nga këto sheqerna në njësinë e kohës do të çonin në një lodhje të shpejtë të gjëndrës tiroide, kjo shpjegon dhe faktin që në shumë njerëz me sindromën e lodhjes kronike, kur përdorin prodhime të tilla me sheqer të rafinuar, kanë një lloj përmirësimi fillestar dhe më pas rënie më drastike të nivelit të energjive.

KAFEINA

Kafeina pak a shumë, si edhe në rastin e sheqernave, por ndoshta reagimi negativ ndaj këtij produkti është më i rëndë. Njihet nga të gjithë fakti që pas përdorimit të kafesë, kemi një shpërthim të energjisë, e cila fatkeqësisht më vonë mund të çojë në përkeqësim të niveleve tona energjike, prandaj nuk rekomandohet përdorimi i më shumë se dy filxhanë kafeje në ditë. Përdorimi i tepërt çon në lodhjen e gjëndrës mbiveshkore e më pas të gjëndrës tiroide dhe gjithë sistemit endokrin.

USHQIMET E PËRPUNUARA

Ushqimet e procesuara, të përpunuara, përmendim zakonisht patatinat, çipsat, bake rolls, të gjitha ato që shërbehen të ambalazhuara, duke pasur shumë përbërës dhe substanca të perservuara. Këto janë të papranueshme për organizmin dhe për gjëndrën tiroide në veçanti. Të gjitha ushqimet e mësipërme duhen marrë me shumë kujdes, sidomos te njerëzit që vuajnë mungesën ose pakicën e jodit në dietën e tyre. Të gjithë njerëzit që janë me zmadhim të gjëndrës tiroide duhet t’i kufizojnë këto produkte, vetëm një grup pacientësh mund të përfitojnë nga përdorimi i këtyre, ata që janë me hipertireozë ose me prodhim të shtuar do të kishin indikacion vetëm dy klasat e para që sqaruam më lart, lakra, brokoli etj. Ushqimet që e stimulojnë dhe e mbajnë të shëndetshme gjëndrën tiroide

PESHQIT DHE FRUTAT E DETIT

Jodi është elementi bazë kimik që përdor tiroidja për prodhimin e hormoneve, ndaj të gjitha ushqimet me përmbajtje të jodit janë të domosdoshme që të përdoren në dietën e secilit. Peshqit dhe frutat e detit, më të preferuara kryesisht oqeanike, kanë përmbajtje të mëdha jodi dhe kur merren këto produkte, organizmi siguron nivele optimale të jodit dhe tiroidja e ka më të lehtë të prodhojë hormonet e veta, të balancojë metabolizmin dhe kryesisht në konvertimin e ushqimit në energji. Të gjitha prodhimet e detit, përfshirë, salmonët, sardelet, janë më të preferuarat. Burimet dytësore të jodit vijnë nga vezët, kërpudhat, asparagusi, hudhra, susami etj. Në rastet kur jodi që merret nga ushqimet është i pamjaftueshëm, duhet të përdorët medoemos kripa e jodizuar.

ARRAT

Arrat janë produkte me shumë proteina dhe elemente të tjera ushqyese, gjithashtu përmbajnë edhe selenium. Ky element kimik është thelbësor për mirëfunksionimin e gjëndrës tiroide, është antioksidant shumë i fuqishëm. Seleniumi është shumë i rëndë- sishëm për imunitetin e organizmit, arrat braziliane kanë përqindje më të mëdha të seleniumit. Seleniumi gjendet gjithashtu te farat e lulediellit, peshku ton, mishi organ ik, kërpudha etj.

KAROTAT DHE PATATET

Karotat dhe patatet janë të pasura me vitaminë A, e cila përforcon dhe mban në gjendje optimale imunitetin tonë. Duhet të dihet që tiroidja ka shumë sëmundje të lidhura me imunitetin, kryesisht autoimune, ndaj sigurimi i niveleve të mjaftueshme i vitaminës A është i domosdoshëm. Ushqime të pasura me Vitaminë A janë asparagus, lakra, karota, spinaqi, brokoli, patatet e ëmbla etj. Imuniteti ndikohet dhe fuqizohet shumë edhe nga vitamina C. Ushqime të pasura me vitaminë C janë: brokoli, lulelakra, luleshtrydhja, kivi, papaja, guava etj.

VITAMINA D

Marrja e vitaminës D në të gjithë format e saj, kryesisht nëpërmjet diellit, por edhe ushqimit, produktet që kanë sasi të caktuar të vitaminës D, kalciumit dhe proteinave janë të domosdoshëm për mirëfunksionim e tiroides. Rekomandohet marrja e kësaj vitamine nga ekspozimi në diell dhe jo në formë suplementesh apo barnash.

FASULET

Fasulet janë plot me nutrientë dhe proteina, kanë gjithashtu jod dhe fibra, të cilat ndihmojnë në prodhimin e gjëndrës tiroide. Fasulet gjithashtu frenojnë kapsllëkun, një problematikë shumë e shpeshtë në sëmundjet e tiroides. Ushqime të pasura me vitaminë E, përveç fasuleve, janë edhe kikirikët, bajamet, farat e lulediellit, soja, asparagus, perimet e gjelbra etj.

MISHI NATYRAL

Mishi organik ose natyral është i pasur me zink. Ky element kimik, ashtu si jodi, ndihmon në proceset e prodhimit të hormoneve të tiroides. Në rastet kur kemi deficiencë të zinkut kemi çrregullime të balancës hormonale dhe prodhimit të energjisë, ndaj konsumimi i mishit natyral pa yndyrë do të ndihmonte stabilizimin e niveleve të zinkut, jodit dhe gjëndrës tiroide. Zinku gjithashtu mund të merret me prodhimet e detit, mishin organik, sardelet, ginger, fara luledielli etj. Këto produkte zakonisht janë të pasura edhe me bakër, element i rëndësishëm. Nga mishi merren gjithashtu sasi të mjaftueshme të hekurit, i domosdoshëm për sintezën e hormoneve të tiroides. Ushqime të pasura me hekur, përveç mishit, janë: mëlçi, midhje, spinaq, soje etj. Të rëndë- sishme te mishi konsiderohen edhe produktet shtazore me përmbajtjet e larta të vitaminave B, kryesisht e vitaminës B2. Ushqime të pasura me vitaminë B2 janë e verdha e vezës, oriz i egër, bajamet, kërpudhat etj.

BANANET

Bananet janë të pasura kryesisht me kalium, magnezium etj. Në rastin konkret, shumica e problemeve të gjëndrës tiroide janë të lidhura me nivelet e ulëta të magnezit ndaj bananet, duke qenë shumë të pasura me këtë element, sigurojnë rezerva të mjaftueshme të organizmit me magnezium, për pasojë dhe tiroidja punon më mirë.

DOMATET

Domatet janë burim fantastik me vitamina, likopen dhe MSM (Metil Sulfunil Metan) MSM përmban sulfur bioaktiv, i cili është i domosdoshëm në kuadrin e prodhimit të gjëndrës tiroide. Produktet e mësipërme ndikojnë, sigurojnë, stabilizojnë sintezën dhe prodhimin e hormoneve të gjëndrës tiroide, ndaj përdorimi me kriter i tyre do të siguronte një tiroide të shëndetshme, për pasojë metabolizëm normal dhe nivele energjike optimale.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here