Kryeministri Edi Rama ka Rikthyer Ministrinë për Marrëdhënien me Parlamentin. Në krye të këtij institucioni, Rama ka emëruar Elisa Spiropalin.
“Elisa Spiropali ministre për Parlamentin, kolege që e respektojnë të gjithë”, u shpreh Rama.
Ai ka njoftuar sot nga Asambleja e PS-së shkarkimin e të gjithë ministrave që kanë mbi pesë vite në kabinetin qeveritar, nisur nga Lindita Nikolla.