Pesë persona mbetën të vdekur, ndërsa 21-persona të tjerë u plagosën pasi një autobus përplasi turmën e këmbësorëve në qytetin Longyan, në provincën Fujian në juglindje të Kinës.
Mësohet se autobusi u rrëmbye nga një person i armatosur me thikë, i cili më pas përplasi këmbësorët.
Siç transmetojnë mediat në Kinë, autori i sulmit u arrestua nga policia dhe u mor në pyetje.