• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

‘Shani prapë nga nëna e motra’/ Vrau dy shokët, kush është biznesmeni lezhjan i shumëkërkuar

08:40 : 18/12/2018
në AKTUALITET

Një nga personat më të kërkuar për Qarkun e Lezhës rezulton se është biznesmeni Pjetër Paçani. 55-vjeçari, pronar i kompanisë së betonit “Paçani”, është dënuar me 25 vite burg për një vrasje të dyfishtë të ndodhur më 18 shkurt 2011.

Paçani qëlloi për vdekje Ndoc Zymaj dhe Vlash Gjeçi. Ngjarja erdhi pas një konflikti që kishte si shkak moskthimin e një huaje. Biznesmeni nga Laçi i kishte marrë Ndoc Zymajt një shumë prej 100 mijë eurosh me anë të një kontrate.

Por, biznesmeni Paçani nuk ishte treguar korrekt me afatin e caktuar. Për këtë arsye, biznesmeni dhe huadhënësi janë konfliktuar me anë të mesazheve telefonike, duke arritur deri në ofendime dhe sharje të rënda ndaj njëri-tjetrit. Pas bisedave dhe SMS-ve, Paçani ka lënë takim me Zymajt dhe Gjeçin.

Pikërisht në momentin kur dy personat e fundit prisnin kthimin e borxhit, Paçani në atë kohë 48 vjeç, i qëlloi për vdekje me pistoletë. Ngjarja ka ndodhur në autostradën Laç-Tiranë, në një lokal të quajtur “Exen”. Biznesmeni i firmës së betonit, në momentin që ka hyrë në lokal, ka qëlluar nga një distancë e afërt dy shokët e tij, duke iu drejtuar me fjalët: “Shani prapë nga nëna dhe motra”. Vlash Gjeçi në momentet e fundit i është drejtuar shokut të tij me fjalët “na preu në besë”, gjë e cila është konfirmuar dhe nga dëshmitarët në gjyq. Në fund, Gjykata, ndonëse Prokuroria kërkoi dënim me burgim të përjetshëm, dha 25 vite heqje lirie për Pjetër Paçanin.

Lexo edhe:

Debati për investimin në Bënjë zgjon Bashkinë e Përmetit, vaska mbetet pa ujë

Aktivistja paralajmëron kallëzim ndaj tre deputeteve socialiste, arsyeja

Ky i fundit arriti të largohej nga vendi i ngjarjes dhe rezulton ende person në kërkim, edhe pse kanë kaluar 7 vite nga ngjarja. Në konkluzionet e Prokurorisë u tregua se njëri nga viktimat, Ndoc Zymaj, është kushëriri i Paçanit, njëherësh dhe furnitor e menaxher i kantierit të lavatriçes së inerteve në Fushë Milot, që ndodhet në pronësi të biznesmenit Pjetër Paçani.

Ndonëse pas ngjarjes Paçani ka paraqitur në Polici dhe Gjykatë dokumente të firmosura prej tij, forcat e Rendit nuk arritën të binin në gjurmët e laçianit. Autori dhe dy viktimat, Ndoc Zymaj e Vlash Gjeçi, kanë qenë banorë të qytetit të Laçit, të njohur prej vitesh dhe me marrëdhënie shoqërore e familjare të mira e të afërta mes tyre.

Është dokumentuar gjatë hetimit se i pandehuri Paçani, për nevoja të biznesit të tij, i kishte marrë borxh me përqindje interesi një shumë financiare prej mbi 100 mijë eurosh, shumë e cila nuk është kthyer. Fakti i borxhit, sipas akuzës, provohet në disa mesazhe të zbuluara në telefonat e viktimave. Para ngjarjes së rëndë, mes biznesmenit dhe dy viktimave ka pasur sherr me SMS për shkak të moskthimit të huasë.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Debati për investimin në Bënjë zgjon Bashkinë e Përmetit, vaska mbetet pa ujë

21:08 : 26/06/2026
AKTUALITET

Aktivistja paralajmëron kallëzim ndaj tre deputeteve socialiste, arsyeja

21:02 : 26/06/2026
AKTUALITET

Mit’hat Havari: Rama do përfundojë si Gaddafi nëse nuk largohet

20:53 : 26/06/2026
AKTUALITET

Protestuesi akuza kryeministrit: E shkatërroi Tiranën, u merrte ndërtuesve nga 20%

20:48 : 26/06/2026
AKTUALITET

“Duan mall dhe femra”, SMS-të mes anëtarëve të grupit kriminal që drejtohej nga shqiptari në Greqi

20:34 : 26/06/2026
AKTUALITET

“Sa mbret do të të bëjnë shqiptarët”/ Ironia në protestë pas letrës së arkitektit holandez për Ramën

20:31 : 26/06/2026
Para

Kush të q* nanën, atij i thuhet babë...

TË GJITHA

Debati për investimin në Bënjë zgjon Bashkinë e Përmetit, vaska mbetet pa ujë

21:08 : 26/06/2026

Aktivistja paralajmëron kallëzim ndaj tre deputeteve socialiste, arsyeja

21:02 : 26/06/2026

Mit’hat Havari: Rama do përfundojë si Gaddafi nëse nuk largohet

20:53 : 26/06/2026

Protestuesi akuza kryeministrit: E shkatërroi Tiranën, u merrte ndërtuesve nga 20%

20:48 : 26/06/2026

“Duan mall dhe femra”, SMS-të mes anëtarëve të grupit kriminal që drejtohej nga shqiptari në Greqi

20:34 : 26/06/2026

“Sa mbret do të të bëjnë shqiptarët”/ Ironia në protestë pas letrës së arkitektit holandez për Ramën

20:31 : 26/06/2026

Tërmetet katastrofike në Venezuelë, bilanci tragjik shkon në 920 viktima

20:20 : 26/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomcasibomUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomgrandpashabetjojobet girişdeneme bonusu veren sitelermadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetjojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet