Aktorja e njohur Penny Marshall, që fitoi famë në “Laverne & Shirley” ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare.
Lajmi i hidhur është bërë i ditur nga një zëdhënëse e familjes.
“Marshall vdiq në mënyrë paqësore në shtëpinë e saj në Hollywood Hills të hënën natën për shkak të komplikimeve nga diabeti, tha Michelle Bega, një zëdhënëse e familjes.
Ajo ka marrë pjesë në 22 filma si aktore, duke përfshirë edhe filmin e famshëm vizatimor ‘Scooby-Doo! and Kiss: Rock and Roll Mystery’.
Teksa ka edhe 7 filma si drejtore dhe 6 si producente.