150 nxënës të shkollës së mesme në Pistull, në Hajmel të Shkodrës prej protestojnë prej dy ditësh.
Shkak i protestës së tyre është bërë heqja e mësuesit të tyrë nga puna, Ervis Belsija. Sipas tyre mësuesi Belsija është larguar pa të drejtë nga puna.
Ato vijojnë protestën sot në ditën e dytë dhe i kanë bërë apel Drejtorisë Arsimore Rajonale dhe Ministrisë së Arsimit për kthimin në punë të mësuesit.
“Duam mësues Ervisin, duam mësues Ervisin” dhe “Turp, turp”, janë disa nga thirrjet e nxënësve të cilët protestojnë para shkollës së tyre.