Kryeministri Edi Rama është shprehur gjithë këto ditë se është i gatshëm të plotësojë të 8-a kërkesat e studentëve, por duket se kjo nuk është e vërtetë.
Në emisionin “Opinion” në Tv Klan ai u pyet për kërkesat dhe që në pikën e parë të rritjes së buxhetit për arsimin në 5% të GDP-së Rama tha se ishte e pamundur ta përmbushte.
“Jam dakord, por kjo do të dojë shumë vite” – tha Rama të cilit i kujtuan se në programin e qeverisë të 2013-ës e kishte premtuar një gjë të tillë. Rama pranoi se kishte bërë një premtim që nuk e mbante dot.
“E kemi bërë atë premtim sepse ashtu e menduam, por nuk e bëjmë dot” – tha Rama.