• Kontakt
Thursday, November 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Media gjermane: ‘Dorëzohet’ Rama, pranon situatën ku është katandisur arsimi i lartë në Shqipëri

23:00 : 13/12/2018
në AKTUALITET

Studentët shqiptarë protestojnë jo vetëm për kushtet e jetës studentore, por edhe për rikthimin e vlerave universitare. Gjermania jep ndërkohë 3 milionë euro për ristrukturimin e konvikteve në Tiranë.

Protesta e studentëve të Universitetit të Tiranës hyri të enjten (13.12.2018) në javën e dytë. Të mërkurën studentët protestues kaluan për herë të dytë natën jashtë, përballë kryeministrisë. Kjo është protesta spontane, paqësore, civile më e gjatë e viteve të fundit në Shqipëri, që nuk drejtohet nga partitë politike fondacione apo shoqata.

Studentët paralajmëruan të martën ( 11.12) shkallëzimin e protestës në grevë urie, nëse qeveria nuk plotësonte kërkesat e saj për uljen e tarifave të studimit dhe përmirësimin e kushteve të studimit dhe jetesës. Por duket se greva e urisë është shtyrë si një mjet ekstrem për më vonë.

Në vend të saj studentët po kalojnë natën jashtë, përballë ndërtesës së kryemnistrisë, të mbështjellë me batanije që ua sjellin qytetarët e Tiranës, bashkë me ushqime, në shenjë solidariteti me protestën e tyre. Kryeministri Rama vazhdon me këmbëngulje, përmes medias sociale, t’i ftojë të bisedojnë dhe dialogojnë, kudo dhe ku duan ata. Por studentët kanë refuzuar, deri tani, ftesën e tij me të njëjtën këmbëngulje. Kryeministri Rama tha të enjten në parlament se studentët me protestën e tyre„ i dhanë një shuplakë qeverisë, një grusht opozitës dhe shpresë shoqërisë.“

Studentët nuk duan ndërhyrje të politikës
Fabio Dukagjini, student në vitin e tretë të Inxhinjerisë Elektrike, në Universitetin Politeknik të Tiranës, thotë për DW, arsyet e refuzimit të dialogut: “Le të na plotësojë kërkesat, pastaj bisedojmë. Nuk besojmë, deri tani nuk ka bërë asgjë për ne. Përballë tij mund të përҫahemi. Mund të ndërhyjë politika. Protestën tonë nuk e drejton askush, komunikojmë me njëri-tjetrin me whatsapp dhe rrjetet sociale, kemi dëbuar të rinj dhe të reja nga forumet rinore të partive që vijnë në protestë duke u hequr si studentë”, thotë Fabio Dukagjini.

Lexo edhe:

Horoskopi, 6 nëntor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Trump pas fitores së Mamdanit në Nju Jork:Do të largohem, nuk dua të jetoj në një regjim komunist

Ai thotë se studentët janë të shqetësuar për ndërhyrjen e politikës. “Nuk pranojmë të na përdorin për qëllimet e tyre politike. Të gjitha qeveritë dhe partitë, edhe këto që janë sot në opozitë dhe duan të jenë pjesë e protestës sonë, i kanë harruar krejt studentët, për breza me radhë, na kanë lënë në mjerim, nuk kanë bërë asgje për studim dhe jetese normale. Jemi të vendosur të vazhdojmë protestën pa u drejtuar prej askujt”, thekson Fabio Dukagjini.

Në kërkesat e studentëve protestues përfshihet dyfishim i fondeve për universitetet publike, mundësi më të mira financiare për kërkim dhe eksperimentim, përfaqësim më i mirë i studentëve në bordet administrative.

Gjermania – 3 milionë euro për ristrukturimin e qytetit “Studenti”
Qeveria miratoi të mërkurën,( 12.12) një marrëveshje financimi me qeverinë gjermane, përmes Bankës gjermane KfW për programin e rehabilitimit të konvikteve të Universitetit të Tiranës, qytetit „Studenti”me një grant prej 3 milion eurosh.

Por përtej kushteve të jetesës dhe studinit studentët protestojnë për rikthimin e vlerave universitare, përjashtimin nga sistemi i lartë arsimor i pedagogëve të korruptuar, abuzues, të paaftë, militantë të partive që bëjnë rotacionin e pushtetit. Në thelb të kërkesave të tyre është ndërtim i një arsimi të lartë që t’u japë dije për të konkurruar në tregun e punës dhe siguruar punësim dhe të ardhme, gjë që sistemi aktual ka dështuar ta bëjë.

Shkaqet e revoltës
Një nga shkaqet kryesore të largimit masiv të rinisë nga Shqipëria është pakënaqësia nga arsimi i lartë, ku kombinimi i korrupsionit, nepotizmit, mungesës së meritokracisë prioritetit të përkatësive partiake dhe jo profesionalizmit ne stafet pedagogjike me neglizhencën e qeverive për të ndryshuar situatën, kanë shkaktuar shpërthimin e tanishëm të revoltës dhe zemërimit të studentëve dhe kërkesës së tyre për ndryshim.

Kryeministri Rama pranon situatën e rëndë, ku është katandisur arsimi i lartë në Shqipëri dhe kërkon të dialogojë me studentët që lëvizja e tyre të mos mbetet në plotësim kërkesash për përmirësim infrastrukture, por të shndrrohet në një katalizator ndryshimesh në përmbajtjen e arsimit të lartë dhe vlerave universitare/DW/

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 6 nëntor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:01 : 05/11/2025
BOTA

Trump pas fitores së Mamdanit në Nju Jork:Do të largohem, nuk dua të jetoj në një regjim komunist

22:55 : 05/11/2025
AKTUALITET

Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, Dumani: Nuk ndikon në hetimet e SPAK

22:40 : 05/11/2025
AKTUALITET

Dumani kritikon Policinë e Shtetit: Ka mbi 10 mijë efektivë në terren, por referimet në SPAK kanë rënë 40%

22:39 : 05/11/2025
AKTUALITET

Tendera të dyshimtë/ Ku përfundojnë mbetjet spitalore? Klodian Allajbeu i Spitalit Amerikan një nga aktorët kryesorë

22:19 : 05/11/2025
AKTUALITET

SPAK përballet me kërcënime, Dumani: Presionet vijnë edhe nga politika

22:02 : 05/11/2025
Para

96 orë pa u shfaqur në media/ Çfarë ka ndodhur me Erion Veliaj?

TË GJITHA

Horoskopi, 6 nëntor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:01 : 05/11/2025

Trump pas fitores së Mamdanit në Nju Jork:Do të largohem, nuk dua të jetoj në një regjim komunist

22:55 : 05/11/2025

Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, Dumani: Nuk ndikon në hetimet e SPAK

22:40 : 05/11/2025

Dumani kritikon Policinë e Shtetit: Ka mbi 10 mijë efektivë në terren, por referimet në SPAK kanë rënë 40%

22:39 : 05/11/2025

Tendera të dyshimtë/ Ku përfundojnë mbetjet spitalore? Klodian Allajbeu i Spitalit Amerikan një nga aktorët kryesorë

22:19 : 05/11/2025

SPAK përballet me kërcënime, Dumani: Presionet vijnë edhe nga politika

22:02 : 05/11/2025

Tuneli i Llogarasë, gazetarja: SPAK të hetojë kush i mori dhjetëra mln euro nga fryrja e fondit limit

22:00 : 05/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com