Të paktën 7 njerëz kanë vdekur dhe 46 të tjerë u plagosën pasi një tren i shpejtësisë së lartë u përplas me një tren lokal në kryeqytetin turk të Ankarasë.
Shërbimet e emergjencës, zjarrfikësit dhe ekipet kombëtare të shpëtimit mjekësor (UMKE) janë dërguar në vendin e ngjarjes.
Aksidenti ndodhi rreth orës lokale 06:40 të mëngjesit të së enjtes.
Treni po udhëtonte nga Ankaraja në qytetin e Konias në Turqinë perëndimore. Aksidenti ndodhi në stacionin hekurudhor Marsandiz, rreth 8 km nga stacioni kryesor i Ankarasë.