Kryeministri Edi Rama mblodhi këtë të mërkurë kabinetin qeveritar, por nuk mori asnjë vendim për studentët.
Qeveria miratoi sot shpërblimin prej 50 mijë lekë të pensionistëve për festat e Fundvitit për pensionistët.
Duke informuar mbi vendimet e sotme të Qeverisë kryeministri Edi Rama veçoi po ashtu edhe një tjetër nismë të qeverisë me impakt social, siç është çeku i bebeve.
Një fakt tjetër interesant që vihet re është se Rama nuk flet më lekë por me dollarë.
Ndoshta nuk është informuar lidhur me kursin e këmbimit valutor.
“Qeveria vendosi për pakon e Vitit të Ri për pensionistët (50 USD) dhe çekun e bebeve të 2019 (400 USD fëmija i parë – 800 i dyti – 1200 i treti). Ka ende shumë nevoja e shumë më tepër duhet akoma për më të moshuarit e fëmijët, por çka po bëjmë 5 vjet më parë as mendoheshin”, shkruan Kryeministri.