“Së shpejti do bëj kallëzim penal për të gjitha plagjiaturat që kam bërë publike”. Deklarata bëhet nga ish-zëvendës-ministri i Arsimit Taulant Muka përmes një statusi në Facebook.
“Po flasin plagjiaturistët! Së shpejti do bëj kallëzim penal për të gjitha plagjiaturat që kam bërë publike: Blerina Gjylameti, Ervin Demo, Dhori Kule, Monika Kryemadhi, Mimi Kodheli etj”, shkruan Muka.
Ish-zëvendës-ministri sjell në kujtesë se, “sipas nenit 148 të kodit penal, plagjiatura dënohet deri në 2 vjet burg!”