• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Reagon Lëvizja Për Universitetin/ Përgjigje për kryeministrin Rama

14:33 : 10/12/2018
në AKTUALITET

Lëvizja Për Universitetin ka reaguar nëpërmjet një statusi në facebook duke i dhënë një përgjiogje të qartë kryeministrit Rama, kërkesat e tyre janë mëse të qarta dhe nuk kanë nevoj për negociata.

 

Postimi

PËRGJIGJE PËR KRYEMINISTRIN RAMA

Përmes gënjeshtrave, çerek të vërtetave dhe të dhënave jashtë kontekstit, Edi Rama tentoi sërish të shmangë përgjegjësinë e qeverisë së tij për shkatërrimin e arsimit të lartë në Shqipëri. Problemet në arsimin e lartë nuk kanë filluar me qeverisjen e tij, por përmes ligjit të arsimit të lartë të miratuar nga ai ato kanë marrë natyrë sistemike.

Lexo edhe:

Horoskopi, e mërkurë, 8 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Karamuço tregon detaje mbi vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Ka video nga momenti i ngjarjes

Ligji i arsimit të lartë mbështetet në parimin klientelist të trajtimit të barabartë financiar të universiteteve publike dhe private (formalisht dhe përmbajtësisht). Bordet e Administrimit të universiteteve publike kontrollohen nga qeveria sipas parimit “kush jep paratë, kontrollon universitetin”. Çka do të thotë se e vetmja mënyrë që universitarët të kontrollojnë bordet është rritja e tarifave në mënyrë të tillë që shuma e nxjerrë nga xhepat e studentëve ta tejkalojë buxhetin e shtetit për universitetet.

Rama prodhon tym duke deklaruar se tarifat i vendos universiteti. Sipas ligjit të tij, universiteti i propozon tarifat në varësi të tavanit të tarifës maksimale dhe nivelit të financimi nga buxheti i shtetit, kompetenca këto të qeverisë. Nëse burokratët i bëjnë rrush e kumbulla paratë e popullit, në krye të universiteteve i ka vendosur qeveria, jo universitarët.
Për tarifën e studimit kryeministri është aq kontradiktor, saqë nuk mund t’i zësh besë asnjë fjale të tij. Një moment flet për lehtësinë e uljes së tarifave, pastaj bën llogari ditore se tarifa kushton në ditë sa një kafe (pse t’i ulim atëherë?!) dhe në fund bën diversion me propozimin e tarifave progresive.

Zgjidhja për tarifat është e thjeshtë: ARSIM PUBLIK FALAS për të gjithë studentët e universiteteve publike, të cilët hyjnë në universitet sipas meritës. Për studentët e varfër dhe ata me rezultate të shkëlqyera duhet të ketë bursë jetese. Sot parimin e arsimit publik falas në të gjitha nivelet e zbatojnë plot 17 vende evropiane, nga më të përparuarat te më modestet ekonomikisht.

Rama bën sikur nuk kupton se kërkesat e studentëve për tarifat nuk ka pse t’i paguajë medoemos kamerieri apo mësuesi. Mjaftojnë dy masa: Të mos vidhet nga qeveritarët dhe të shtrëngohen oligarkët të paguajnë më shumë taksa. Vendi ynë nuk ka pse zgjedh midis studentit dhe kamerierit, por duhet të zgjedhë studentin dhe kamerierin bashkë në vend të oligarkëve.

Ashtu siç populli ynë nuk ka pse të zgjedhë midis investimeve në infrastrukturë dhe studentëve. Nëse nuk zbatohen praktikat korruptive të PPP apo koncesioneve, ka vend edhe për rrugë e spitale, edhe për shkolla. E nëse nuk i bëjmë dot shpejt si të Danimarkës, mund t’i përmirësojmë dukshëm.

Kërkesave të studentëve për tarifat kryeministri u përgjigjet si kërkesë për bukë. Ndoshta studentët ia dalin me sakrifica, por nuk mund të mbahet trupi me bukë, djathë, vezë e byrekë çdo ditë. Buka që ata brohorasin është simboli i jetës së dinjitetshme. Përtej kësaj, investimi në arsim nuk është prodhim buke, por kultivim i mendjeve krijuese, kritike dhe prodhue

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e mërkurë, 8 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/10/2025
AKTUALITET

Karamuço tregon detaje mbi vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Ka video nga momenti i ngjarjes

22:56 : 07/10/2025
AKTUALITET

Gazetari: Kandidatët për deputet duhet të merrnin një certifikatë pastërtie para hyrjes në Kuvend

22:51 : 07/10/2025
BOTA

Trump kërkon lirimin e pengjeve, Hamasi tregon kushtet për armëpushim në Gaza

22:46 : 07/10/2025
AKTUALITET

Agron Shehaj dhe Ermal Hasimja do të mbështesin kandidaturën e Florjan Binajt për Tiranën

22:32 : 07/10/2025
BOTA

Vuçiç: Serbia do të negociojë me Rusinë për sanksionet amerikane ndaj NIS-it

22:29 : 07/10/2025
Para

Rama dhe mono(l)loqet e tij…

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 8 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/10/2025

Karamuço tregon detaje mbi vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Ka video nga momenti i ngjarjes

22:56 : 07/10/2025

Gazetari: Kandidatët për deputet duhet të merrnin një certifikatë pastërtie para hyrjes në Kuvend

22:51 : 07/10/2025

Trump kërkon lirimin e pengjeve, Hamasi tregon kushtet për armëpushim në Gaza

22:46 : 07/10/2025

Agron Shehaj dhe Ermal Hasimja do të mbështesin kandidaturën e Florjan Binajt për Tiranën

22:32 : 07/10/2025

Vuçiç: Serbia do të negociojë me Rusinë për sanksionet amerikane ndaj NIS-it

22:29 : 07/10/2025

BE heq dorë nga vulosja e pasaportave, hyn në fuqi sistemi i ri digjital në kufij

22:18 : 07/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com