E nisi në Facebook, e vazhdoi në Instagram dhe tani në Twitter.
Edi Rama po kërkon dëshpërimisht një rrugë dalje përballë protestës së studentëve.
Pasi dështoi ta kontrollojë atë me anë të organizatave që e quajnë veten shoqëri civile dhe që Rama i përdor sipas dëshirës, tani po tenton ta politizojë atë.
Me një status në Facebook, Rama mundohet të përfshijë opozitën në protestën e studentëve.
Rama e thotë hapur se nuk kërkon të negociojë me studentët, por kërkon që të dialogojë.
Ja çfarë shkruan Rama në Twitter:
Negociata? Kush po kërkon negociata se unë kërkoj Dialog, jo negociata.
Frikën nga Dialogu e kam parë tek politikanët që sot presin t’i nxjerrin gështenjat nga zjarri duke mos treguar duart.
Mos vallë kush po i pengon studentët me megafon kundër Dialogut bën telefonin e prishur?