Paralelisht me studentët, një tjetër protestë ka nisur në Tiranë.
Janë banorët e Bregut të Lumit, të cilët protestojnë për mungesën e dëmshpërblimeve nga ndërtimi i Bulevardit të Ri.
“Duam shpërblimin, duam shtëpitë tona”, kanë thirrur ata në kor.
Deputetët e PD-së janë në mbështetje të kësaj proteste.