• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Studentët e revoltuar janë gjithë shqiptarët e revoltuar”

14:08 : 07/12/2018
në AKTUALITET, BOLD BLOG

Nga MARK MARKUmark marku

Përsëri studentët si 28 vjet më parë i kanë dhënë një leksion emancipues vendit. Si njëzet e tetë vjet më parë ata janë ngritur mbi mizerjen, depresionin, frikën dhe apatinë e shoqërisë dhe kanë sfiduar arrogancën e shfrenuar të një kaste qeverisëse dhe të një Kryeministri që dukej se nuk kishte forcë që ta ndalte. E kanë bërë në mënyrë dinjitoze, të papritur, të natyrshme dhe të menjëhershme. E kanë bërë në mënyrë paqësore, në mënyrën që vetëm studentët dinë ta bëjnë. Asnjë xham i thyer, asnjeri i lënduar, asnjë uniformë policore e prekur. Në mënyrën më të shpejtë të mundshme, ata e kanë detyruar Kryeministrin arrogant dhe qeverinë e tij po aq arrogante të zbresë nga kali i pushtetit në realitetin e ashpër që vetë e kanë krijuar.

Ata mijëra studentë që ishin aty, nuk kanë zgjidhur vetëm një prej pretendimeve të tyre modeste dhe krejt të ligjshme: heqjen e tarifës për riprovimet e studentëve. Do ishte një gabim shumë i madh nëse protesta e studentëve interpretohej kështu. Nuk mund të mblidheshin aq shumë dhe aq të vendosur për një gjë të tillë. Studentët e revoltuar, përfaqësues të të gjitha fakulteteve dhe universiteteve ishin përfaqësues të të gjithë shqiptarëve të revoltuar. Përfaqësonin familjen shqiptare, mijëra familje nga jugu dhe veriu, nga fshati dhe qyteti, familjen shqiptare të rrudhur nën peshën e varfërisë, të taksave të larta, të shpërfilljes qeveritare. Përfaqësonin pensionistët e drobitur, gjyshërit e tyre, nënat dhe baballarët e tyre të papunë, vëllezërit dhe motrat e tyre të larguar nga Shqipëria pa asnjë pikë shprese se mund të jetohet në këtë vend. Ata përfaqësonin Shqipërinë e nëpërkëmbur nga keqqeverisja, të frikësuar nga pushteti i bandave, të shushatur nga propaganda 5- vjeçare qeveritare.

Revolta e tyre ishte revoltë që shkonte përtej një vendimi për tarifat e riprovimeve. Ajo ishte revoltë kundër arrogancës qeveritare, por edhe mosreagimit ndaj çekut prej 400 milionë eurosh të Checkupit të Beqes, kundër fushave dhe maleve me hashash të Tahirit, kundër deputetëve dhe kryebashkiakëve përfaqësues të botës së krimit, kundër taksimit dyfish të rrugëve njëherë përmes taksës së karburantit dhe njëherë përmes trarëve të PPV-ve, kundër taksimit dyfish të arsimit, njëherë nga qeveria dhe njëherë nga bashkia, kundër shembjes së Teatrit Kombëtar për hir të bizneseve që duan të ndërtojnë kulla, kundër velierës së Dakos, kundër 40 milStudentët e revoltuar janë gjithë shqiptarët e revoltuar ionëve për dy kilometra rrugë, kundër…

Lexo edhe:

EMRAT/ Arrestohen 2 shpërndarës droge në Lezhë, nën hetim dhe një i mitur

OKB: Në Gaza 630 mijë fëmijë kthehen në shkollë pas dy vitesh pushim

Revolta e studentëve dhe tërheqja e qeverisë (gjë pozitive në vetvete) është revoltë ndaj mosrevoltës. Revoltë ndaj nënshtrimit. Revoltë ndaj arrogancës qeveritare që shtohet, sa më shumë shtohet nënshtrimi. Revoltë ndaj një Kryeministri që tall, shan, bërtet, kërcënon mediat dhe që e konsideron qeverinë vetëm si drejtori tatim-taksash. Si e tillë duhet lexuar. Kush nuk e lexon si të tillë nuk ka kuptuar asgjë ose nëse perifrazojmë Kryeministrin Rama nuk kanë parë asgjë. Studentët i kanë dhënë një leksion paqësor arrogancës qeveritare, që nëse nuk e lexon si duhet shoqëria mund t’ia përsërisë në mënyrë të dhunshme.

/Panorama.al/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRAT/ Arrestohen 2 shpërndarës droge në Lezhë, nën hetim dhe një i mitur

11:28 : 01/11/2025
BOTA

OKB: Në Gaza 630 mijë fëmijë kthehen në shkollë pas dy vitesh pushim

11:12 : 01/11/2025
AKTUALITET

Vrau babain, 25-vjeçari del i buzëqeshur para gjykatës: Më kapi për fyti, s’po merrja dot frymë

11:05 : 01/11/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Zbulohet një “shtëpi bari” për tharjen e kanabisit në Tiranë, arrestohet 42-vjeçari

10:46 : 01/11/2025
BOTA

Testimet bërthamore, përse u ndalën dhe përse Trump kërkon t’i rikthejë?

10:34 : 01/11/2025
AKTUALITET

“Ky është dëbim”/ Projekti TID shemb historinë e dhjetra familjeve në Durrës

10:25 : 01/11/2025
Para

Protesta e stundetëve/ Artan Fuga: Per mua, tani ka nevojë për masa të mençura

TË GJITHA

EMRAT/ Arrestohen 2 shpërndarës droge në Lezhë, nën hetim dhe një i mitur

11:28 : 01/11/2025

OKB: Në Gaza 630 mijë fëmijë kthehen në shkollë pas dy vitesh pushim

11:12 : 01/11/2025

Vrau babain, 25-vjeçari del i buzëqeshur para gjykatës: Më kapi për fyti, s’po merrja dot frymë

11:05 : 01/11/2025

VIDEO/ Zbulohet një “shtëpi bari” për tharjen e kanabisit në Tiranë, arrestohet 42-vjeçari

10:46 : 01/11/2025

Testimet bërthamore, përse u ndalën dhe përse Trump kërkon t’i rikthejë?

10:34 : 01/11/2025

“Ky është dëbim”/ Projekti TID shemb historinë e dhjetra familjeve në Durrës

10:25 : 01/11/2025

EMRI-VIDEO/ Arrestohet për korrupsion një mjek i spitalit të Fierit, u merrte para pacientëve për eko

10:11 : 01/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com