Fjalët për zënkën mes dy kunatave të familjes mbretërore mesa duket nuk paskan qeë dhe aq të kota. Sipas DailyMail, Kate dhe Meghan kanë pasur një debat bashkë.
Mes dy kunatave ka ndodhur një bisedë shumë e nxehtë dhe Dukesha e Cambridge, Kate Middleton ka qenë shumë e mërzitur për faktin se Meghan ofendoi një pjesëtar të stafit të saj, disa ditë përpara dasmës mbretërore. Mësohet se ajo e ka cilësuar sjelljen e Dukeshës së Sussex si të papranueshme dhe se nuk mund t’i flasë në atë mënyrë askujt.
“Ai është stafi im dhe unë komunikoj me ta” – i ka thënë Kate, Meghan Markle.
Siç duket, Kate është lënduar shumë nga kjo situatë dhe ka shpërthyer në lot gjatë provës së fustanit të saj, përpara dasmës në maj.
Dailymail shkruan se i gjithë pallati mbretëror duket se kundërshtojnë personalitetin autoritar dhe të vrazhdë të Dukeshës së Sussex, Meghan Markle.