Familja Kardashian-Jenner janë vërtetë të fuqishme dhe shumë të pasura. Të gjitha janë “show-girl” sepse në të vërtetë nuk kanë asnjë talent, por janë ndër më të paguarat më botë. Vetëm një postim i tyre gjeneron të ardhura pafund.
Por motrat Kardashian-Jenner, të gjitha pa përjashtim, kanë bërë ndërhyrje estetike. Megjithëse ato si pranojnë në të shumtën e rasteve, specialistët thonë ndryshe (por edhe ne të thjeshtët e kuptojmë që ndryshimet radikale në përmasa nuk ndodhin brenda natës).
Kylie Jenner
Ka pranuar që ka bërë buzët por thuhet gjithashtu që ka ndërhyrë dhe tek të pasmet dhe në gjoks po ashtu.
Khloe Kardashian
Nuk ka bërë ndryshime shumë rrënjësore por ka rregulluar paksa fizikun dhe ka bërë buzët po ashtu.
Kim Kardashian
Kim Kardashian është treguar e kujdesshme me ndërhyrjet. Megjithëse natyra e ka bekuar duke qenë se është më ë bukura në të gjitha motrat (kemi parasysh kur ishin të gjitha natyrale) edhe Kim ka bërë disa ndërhyrje. Ndryshime në hundë, në strukturën e fytyrës. Dhe njësoj si motrat e saj spekulohet se ka bërë të pasmet.
Kris Jenner
Ka pranuar se ka bërë tërheqje të fytyrës.