Gjykata e Tiranës ka marrë vendimin për 11 të ndaluarit e protestës së dhunshme të së enjtes. Gjykata ka dënuar me burg vetëm Dorjan Protoduarin, ndërsa të ndaluarit e tjerë me detyrim paraqitje.
Prokuroria në pretencën e saj ka kërkuar arrest me burg për 6 të ndaluarit ndërsa detyrim për 5 të tjerët.
Erald Muçaj, detyrim paraqitje
Ali Naliç, detyrim paraqitje
Alban Ahmetcenaj, detyrim paraqitje
Paolo Ahmetcenaj, detyrim paraqitjej
Lulzim Dozhlani, detyrim paraqitje
Fluturim Koleci, arrest me burg
Ruzhdi Daci, arrest me burg
Marsel Velillari, arrest me burg
Dorjan Protoduari, arrest me burg
Amarildo Sinanaj, arrest me burg
Shpati Bilbilaj, arrest me burg
Para ndërtesës së gjykatës së Tiranës, janë mbledhur banorë të zonës së Astirit, të mbështetur nga deputetë të opozitës, si Edi Paloka, Klevis Balliu, Kejdi Mehmetaj, Silvi Caka, etj.
Protesta para parlamentit u zhvilluan të enjten paradite, duke lënë pas 15 policë të plagosur lehtë dhe disa protestues. Ishin fishekzjarrët e hedhur ato që shkaktuan plagosjen e efektivëve të policisë, një prej të cilëve një femër 24 vjeçare, e cila pësoi dëmtime të gishtërinjve.