Kryeministri Edi Rama është i vendosur për të mos dëmshpërblyer ata që kanë ndërtuar pa leje në zonën e ‘Astirit’ ku do të kalojë Unaza e Re. Sot ai ka publikuar një video në Facebook, me të cilën uron mirëmëngjes dhe thotë se s’ka asnjë shans që paligjshmëria të triumfojë.
MIRËMËNGJES 🙂
dhe me këtë pasqyrë sqaruese të situatës ligjore në Unazën e Re, ku ndër ata që e quajnë veten në “proces legalizimi”, janë shfaqur edhe një kategori e panjohur më parë e zaptuesve profesionistë të trojeve publike a private, ju siguroj se s’ka asnjë shans që paligjshmëria të dëmshpërblehet me taksat tuaja dhe ju uroj një ditë të mbarë