• Kontakt
Sunday, June 21, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Salillari, Ramallari dhe tre milionë rrota …ari

10:20 : 21/11/2018
në OP-ED

Nga Andi Bushati

Monika Kryemadhi ka lëshuar sot një apel në protestën e Unazës së re, që kompania Salillari dhe Edi Rama të mos guxonin të prishnin shtëpitë e banorëve. Ajo shtoi, aty për aty, se kjo firmë ndërtimi rrugësh “po i merr të gjitha, që mos u ngoptë inshalla”.

Pavarësisht se Salillari mund të ketë qenë njësoj i pangopur edhe në kohë të PD edhe në kohë të LSI-së, e shkëputur nga sfondi kohor, ideja se ai po i merr të gjitha duket e drejtë.

Tani me dokumenta ne kemi të vërtetuar se tenderi 40 milionë eurosh i Unazës së re është zhvilluar me një garë fiktive, ku një ndërtues i vetëm, vëllezërit Hysa, ka marrë pjesë në garat e tre loteve të kësaj rruge, gjithsej 2.2 kilometra, duke zhdukur çdo lloj konkurrence.

Natyrisht këtu gjithkush mund të dyshojë se kemi të bëjmë me një aferë të pastër korruptive. Gjithëkush mund të hamendësojë, po ashtu, se sa miliona euro mund të ishin kursyer nga një tender i drejtë dhe se si ato mund t’i kishin kompensuar të gjithë banorët që sot po flaken në rrugë.

Lexo edhe:

Horoskopi për ditën e diel, 21 qershor 2026

Rrogozhinë/ 25-vjeçari vret me thikë fqinjin

Pra, siç shikohet, deri këtu ironia është therrëse.

Nga njëra anë kemi Rilindjen, që tregohet dorëlëshuar me klientët e saj, të cilët fryjnë faturat e tenderave fiktivë, e që bëhet cingune për dëmshpërblimet e qytetarëve të mjerë që do t’u shembë shtëpitë.

Në anën tjetër kemi LSI-në (pa përjashtuar këtu edhe demokratët) që u bën thirrje ish klientëve të saj, që tani po punojnë me Ramën: “Boll se nuk u ngopët”.

Por kulmi i kulmeve të kësaj balloje me maska gjendet diku tjetër. Atë e zbulova papritur duke lundruar në internet, për të zbuluar lidhjet e kompanisë Salillari me pushtetet e ndryshme politike. Dhe imagjinoni ç’më doli para syve. Një video e botuar nga ERTV (shiko video poshtë), ku Edi Rama shfaqej në rolin e bamirësit. Ai kishte qenë disa muaj më parë në Marikaj të Vorës, ku si kryeministër i një vendi të begatë, paskësh zbuluar një familje në skamje.

Natyrisht, kryeministrit që i digjet shpirti për të varfërit (kjo qe një nga slloganet e ardhjes së tij në pushtet në 2013) nuk mund ta duronte këtë. Prandaj ai ndërmori një nismë. T’i ndërtonte shtëpinë asaj familjeje dhe të punësonte kryetarin e saj.

Këto premtime, të bëra realitet, duken edhe në videon e transmentuar në ERTV. Shtëpia po ndërtohet dhe i zoti i saj tashmë ka veshur jelekun e punës në një firmë ndërtimi.

Por, po t’i shikosh pamjet me kujdes, vëren një tallje të madhe. Ai burrë i ngratë është punësuar tek Salillari dhe shtëpinë e tij po e ringre nga e para po kjo firmë. Pra e njëjta që nga Monika akuzohet se po rrëmben gjithçka, nga Edi reklamohet si bamirëse.

Me një llogari të thjeshtë, del se shtëpia e Marikajt po ndërtohet me një thërrmijë nga milionat që “tepruan” nga tenderi zemërgjerë i Unazës së re, i cili po hedh në rrugë të madhe së paku 317 familje.

Dhe këtu sarkazma mbërrin kulmin.

Sepse, loja politike me kundërshtarët që akuzojnë njëri- tjetrin se po vjedhin me të njëjtët klientë, merr fund.

Pas saj, po hymë në një fazë të re, ku këta oligarkë që kanë bërë namin edhe majtas edhe djathtas, shiten si vlera. Motoja e kësaj fabule është e thjeshtë: ne ju fusim thikën deri në palcë, por ama nuk ju lëmë të vdisni për bukën e gojës. Ne jemi ata që zhysim në xhepa paratë e qindra familjeve që u prishen shtëpitë, por publiku duhet të na njohë si bamirës të të varfërve.

Pikërisht kjo është faza terminale e një procesi të kahershëm degjenerimi. Ndërsa për vite me radhë “salillarët” e kanë bërë emrin e tyre të rimojë me të gjithë liderët, që i kanë lënë vendin njëri- tjetrin, tani, në kohën e dyshes Salillari-Ramallari, po kërkohet që kësaj lidhjeje t’i jepet edhe një tis fisnikërie. Jemi në pikën kur grabitësit po tentojnë të hiqen edhe si bamirës, duke i trajtuar tre milionë shqiptarë si idiotë.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi për ditën e diel, 21 qershor 2026

23:21 : 20/06/2026
AKTUALITET

Rrogozhinë/ 25-vjeçari vret me thikë fqinjin

23:15 : 20/06/2026
AKTUALITET

Për herë të parë thirrje për dhunë nëse Rama nuk reflekton

23:05 : 20/06/2026
AKTUALITET

Shqiptarët thirrje në kor poshtë zyrës së Ramës: Të heqim qelbësirën

22:54 : 20/06/2026
AKTUALITET

Sheshi i tejmbushur, deputetja socialiste tenton të minimizojë protestën: Si turli…

22:37 : 20/06/2026
AKTUALITET

Nuk ishte algoritmi që shkaktoi zemërimin, por zemërimi që tejkaloi algoritmin

22:25 : 20/06/2026
Para

Tahiri drejt burgut apo Rama, apo të dy? "Shahisti" është kapur mat

TË GJITHA

Horoskopi për ditën e diel, 21 qershor 2026

23:21 : 20/06/2026

Rrogozhinë/ 25-vjeçari vret me thikë fqinjin

23:15 : 20/06/2026

Për herë të parë thirrje për dhunë nëse Rama nuk reflekton

23:05 : 20/06/2026

Shqiptarët thirrje në kor poshtë zyrës së Ramës: Të heqim qelbësirën

22:54 : 20/06/2026

Sheshi i tejmbushur, deputetja socialiste tenton të minimizojë protestën: Si turli…

22:37 : 20/06/2026

Nuk ishte algoritmi që shkaktoi zemërimin, por zemërimi që tejkaloi algoritmin

22:25 : 20/06/2026

Iu bashkua qytetarëve në shesh, Koçeku: Vëmendjen te protesta, jo te unë

22:10 : 20/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomholiganbetmarsbahis girişbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetcasibomnieuwsGrandpashabetGrandpashabetBets10casibomjojobet girişbetkomjojobet girişdeneme bonusuMadridbetPusulabetPusulabetMadridbetamgbahisgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetJojobetGrandpashabet