Nga Boldnews.al
Sikur të mos mjaftonin ato që rilindja u ka bërë xhepave të shqipëtarëve tani spo ndalen më as tek shpirti i tyre. Deklarata e Alket Hysenit është tregues i qartë i kësaj çështje që duket se socialistët alla Edi Rama e kanë pasur si concept të tyrin që në hapat e parë politikë.
Është vetë ai kryerilindasi që në të shkuarën e tij i quante shpellarë dhe malokë të gjithë ata që bujtnin qoftë edhe në mënyrë të kulturuar në Tiranë. E gjithë kjo thënë në një qytet i cili 100 vite më parë kishte vetëm pak mijë banorë dhe sot po shkon drejt shifrës një million. Por Edi Rama i rritur në bllok mes bandës famkeqe të kupolës së byrosë politike i lëshonte këto shashka për të marë vëmendjen e psudointelektualëve që shterpëzonion studiove televizive dhe blinin pantallona të kuqe nga paratë e zeza që zgjaste dora e kryetarit të bashkisë.
Diku tjetër ai u mor dhe me brekët e violeta Manushit duke fyer deri në infinit edhe kasën e aktorëve të teatrit kombëtar shqiptar. Ai luajti fort me kartat very jug i prapambetur fshatar kamzali e malok për të kalëruar Partinë Socialiste të trashëguar edhe nga etërit e tij biologjik.
Problem real nuk është ajo çka Edi Rama ka thënë mbi grupe të ndryshme të shoqërisë shqiptare, problem është modeli që ai përcolli. Me metoda sat ë vjetra dhe të reja ai u mbylli gojën mediave, dhe arriti të zhdukë politikisht çdo kundërshtar brenda të majtës, në këto kushte ai ofroi një grup individësh të cilët meritat e vetme që kishin ishin ato të eunukërisë.
Me modelin e tij dhe sipas parimit shkeli ata që ke poshtë dhe puthu këmbët atyre që ke lartë u sendërzua dhe u ngjit edhe Erion Veliaj kryebashkiaku i Tiranës. Njeriu që premtoi zero ndërtime në Tiranë u zhduk një vit më parë nga radarët në Shkozë dhe po të njëjtën gjë po bën edhe në unazën e re. I Mënbjanuar disi nga lideri i tij supreme ai gjeti hapsirë të nxirtë turinjtë e tij dhe të deklarontë pikë për pikë atë që do donte të dëgjonte Edi Rama.
Në sinkron me të edhe nëj tjetër deputet Rilindas Alket Hyseni i cili lëndoi dhe ofendoi shumë njerëz qytetarë të këtij vendi të cilët janë të prekur nga autizmi, vetë ose familjarët e tyre. Alket Hyseni njeriu që u vendos nga Edi Rama në krye të një task force për të korigjuar padrejtësitë që janë bërë me pronat në bregdet me gjasë dhe sipas akuzave ndaj tij i grabiti ato për vete dhe për llogari të klientëve të pushtetit. Ky degjenerim politik sjell me vete edhe degjenerimin moral të njeriut dhe në këto kushte mund tat hemi mje plotë gojën, se Alket Hyseni tiparet e tij të jashtme dhe batërdia që bëri me pronat e bregdetit janë treguesi më i vërtet i fytyrës së Rilindjes së Edi Ramës.