• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi Lajmet e Dites

Xhelal Mziu-Veliajt: Llaxore, mister betoni, ti përuron punët e Bashës, Kamza ka pësuar ndryshim rrënjësor

19:47 : 17/11/2018
në Lajmet e Dites

Pas akuzave të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj se Tirana nuk do ndjekë modelin e Kamzës, ka reaguar Xhelal Mziu.

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat nga Bashkia Kamëz thuhet:

“Lali Eri, njeriu karton i krijuar si kryebashkiak nga propaganda, nga mediat që kanë nën kontroll përmes blerjes dhe presionit, njeriu që njihet për gjuhën e shthurur, i njohur si mister betoni, guxoi të përmendte sërish Kamzën, një prej bashkive, e cila ka njohur zhvillimin më të vrullshëm në këto 28 vite duke qenë edhe një bashki e re dhe veçanërisht ky zhvillim ka marrë hov pas vitit 2007.

I gjendur ngushtë, pas skandaleve të nxjerra nga goja, pasi paturpësisht ofendoi zgjedhësit e Bashkisë së Tiranës duke i quajtur shpellarë, sot kjo vemje rreket të shpërqendrojë vëmendjen, duke mos marrë përgjegjësitë që i takojnë ndaj 400 familjeve që kërkon t’u shembë shtëpitë dhe t’i hedhë në rrugë të madhe dhe një i dështuar si ai, një llazore e vërtetë, merr në gojë bashkitë e tjera, bën analizën e kolegëve. Erion Veliaj vijon gjuhën e tij raciste dhe diskriminuese ndaj qytetarëve dhe Bashkisë së Kamzës. Kjo gjuhë bastarde që përdor kryetari i Bashkisë së Tiranës ka në nëntekst largimin e vëmendjes nga hallet e tij që e kanë zënë.

I kujtojmë Erion Veliajt se ndryshe nga ai që pret shirita në projektet e paraardhësit të tij Lulzim Basha, Bashkia Kamëz është kthyer në një kantier ndërtimi duke përmirësuar rrënjësisht infrastrukturën në tërësi dhe mjedisin me buxhetin e saj, pa asnjë ndihmë nga qeveria e “Rilindjes”.

Lexo edhe:

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

Lali Eri është një gënjeshtar e mashtrues, pasi teksa po e mbyll një mandat, ai do të mbahet mend vetëm për lyerjen e kopshteve, me mbjellje pemësh 6 muaj, çdo vit, po ngushton rrugët e Tiranës për korsi biçikletash, kur asnjë biçikletë nuk shihet në kryeqytet.

I kujtojmë Lali Erit se pavarësisht vetos qeveritare, Kamza çdo ditë njeh ndryshim rrënjësor falë investimeve të Bashkisë, investime të kryera 100% me fondet e saj, pasi qeveria e shefit të tij Rama nuk ka financuar asnjë prej 150 projekteve që nga viti 2013, të cila flenë në sirtarët e ministrive.

I kujtojmë Lali Erit se Kamza është qyteti me progresin më të madh në infrastrukturën rrugore, të ujësjellës-kanalizimeve, në infrastrukturën arsimore, ka Pallatin e Kulturës me të madhin në vend ku organizohen mjaft aktivitete kulturore madje edhe nga banorët dhe institucionet e Tiranës! Lali Eri, Ministria juaj e Financave e ka shpallur Bashkinë Kamëz me performancën më të mirë financiare në 61 bashkitë në vend sa i përket mirëmenaxhimit.

Falë qindra projekteve në infrastrukturë, Kamza ka çliruar edhe trafikun e Tiranës me rrugët dhe urat e ndërtuara në Paskuqan. Kamza është qytet i pastër, por ai e sheh me syze nga Tirana, sepse nuk ka kaluar ndonjëherë. Kamza është qyteti me rritjen më të madhe të bizneseve dhe të punësuarve në sektorin privat, për shkak të politikës lehtësuese fiskale që vazhdon të përdorë Bashkia ende sot.

Me qindra kompani kanë ikur nga Tirana për shkak të taksave e tarifave dy herë më shumë se në Bashkinë Kamëz dhe po zhvillojnë aktivitetin e tyre në qytetin tonë.
I kujtojmë Veliajt që të mos merret me banorët e Kamzës, të mos ecë nën gjurmët e padronit të tij Edi Rama, duke nxitur një konflikt që asnjë në këto 25 vite nuk e ka bërë, pra që të dy janë antiveriorë”.

Lajme të lidhura

SPORT

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025
HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

22:59 : 14/05/2025
AKTUALITET

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

22:48 : 14/05/2025
BOTA

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025
BOTA

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025
RAJONI

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025
Para

Dëmtimi i rrugës antike nga punimet e HEC-it, u fshi me një të rënë lapsi (FOTO)

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

22:59 : 14/05/2025

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

22:48 : 14/05/2025

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025

Finalja e Kupës degradon në dhunë, sherr masiv mes të rinjve të Tiranës dhe Teutës (Video)

22:27 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com