Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar sot pas vendimit të dhënë nga gjykata e cila ka liruar nga burgu dy ish-deputetët socialistë, Arben Çuko dhe Arben Ndoka, i parai i arrestuar për përvetësim pronash, i dyti për korrupsion.
Me anë të një postimi në Facebook, ish-kryeministri me ironi e cilëson si një sukses të Edi Ramës, lirimin e dy mafiozëve nga burgu.
Ja postimi i Berishës:
Një sukses i ri i krye krye kreut Edvin Kristaq Rama!
Sot u liruan me urdhër të krye krye kreut deputetët e tij të krimit, dy mafiozët Arben Çuko dhe Arben Ndoka. Fitore!!
Triumf i vërtetë i krimit. Rroftë krye krye kreu Edvin Kristaqe Rama ushtojnë sot në të katër anët e vendit shpellat, bodrumet, suitat, vilat luksoze të mafies zyrtare dhe jozyrtare.