Ylli i filmit ‘King Leonida’ është ndër të parët personazhe VIP-a i cili ka bërë publike pamjet e shtëpisë së tij të djegur në Kaliforni.
Gerard Butler është rikthyer në shtëpinë e tij për të vëzhguar nëse ka mbetur ndonjë gjë, por mesa duket nuk ka shpëtuar asgjë, pasi zjarri ka shkrumbuar gjithçka.
Aktori i njohur ka filmuar dhe vetë gjithë ambjentin me telefonin e tij dhe ndërkohë që tregon gjithë vendin e djegur i shoqëron ato dhe me reagime.
Butler kishte një vilë në atë zonë, dhe nuk ishte i vetëm, pasi qindra yjet të Hollivudit u detyruan të lenë shtëpitë e tyre për t’i shpëtuar zjarrit masiv që shpërtheu në Kaliforni.
Deri tani janë regjistruar 31 viktima dhe 200 të tjerë që rezultojnë të humbur.