Pas vrasjes së 35-vjeçarit grek Kostantinos Katsifas gjatë një shkëmbimi zjarri me forcat RENEA, vijojnë reagimet nga pala greke.
Në një intervistë të dhënë për gazetën serbe “Politica”, kryetari i partisë opozitare greke “Demokracia e Re”, Mitsotakis, u shpreh se Katsifas u vra si minoritar, dhe si Tirana zyrtare ashtu edhe Athina duhet të kenë kujdes me deklaratat e tyre.
“Të shtenat dhe vrasja e një anëtari të pakicës greke në Shqipëri lë shumë boshllëqe dhe rrethana të paqarta të cilat autoritetet shqiptare duhet t’i shpjegojnë.
Disa deklarata nga ana e tyre nuk janë të dobishme dhe ne të gjithë duhet të jemi të kujdesshëm. Marrëdhëniet mes dy vendeve duhet të ruhen dhe të mos përkeqësohen nga deklarata dhe veprime të tilla”, tha Mitsotakis.