Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Lezhë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme ku një grua dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar.
Mësohet se 42-vjeçare ka ndërruar jetë pasi konsumoi pesticide.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Tresh, ku në banesë, është vetëhelmuar me pesticide, V. Gj., 42 vjeçe, e cila vdiq në spital.
Lajmi është bërë i ditur nga Komisariati i Policisë Lezhë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për vlerësim.














