“Guri” gjigant prej akulli bie nga qielli dhe i shkatërron shtëpinë

Lexo edhe:

Një ‘gur’ gjigant prej akulli theu çatinë e shtëpisë së një burri dhe përfundoi mbi shtratin e tij. Jamie Shean po shihte televizor me mikun e tij Rob Jarvis në banesën e tij me qira në Bristol kur dëgjoi shpëthimin në dhomën e gjumit.

Ata ngjitën shkallët me nxitim kur zbuluan se çatia ishte shkatërruar nga guri. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës dhe është e paqartë se si përfundoi ajo copë akulli në shtëpi.

Mendohet të jetë hedhur nga ndonjë aeroplan që po kalonte.

“Mendova se ishte goditje djalli. Nëse do isha i shtrirë në krevat ato momente, mund të kisha vdekur. Isha ulur duke parë televizor kur një zhurmë e madhe erdhi nga dhoma e gjumit. Dukej si shpërthim. Mendoja se dikush ma kishte hedhur nga dritarje, por çdo gjë ishte në rregull. Më pas, pamë pjesë akulli në gjithë dhomën”, tha Jamie.

Të dy djemtë e pastruan shtëpinë dhe ia dolën të ruanin vetëm dy copa akulli, të cilat i futën në frigorifer.

 

 

Lajme të lidhura

Para