Trupi i 35-vjeçarit Konstandinos Kaçifa, që u vra nga forcat RENEA në Bularat të Gjirokastrës, pritet t’i dorëzohet familjes së tij pasi nuk ka mbetur më asnjë veprim për t’u kryer mbi kufomën.
Avokati i familjes Kaçifa tha se po presin dorëzimin e trupit nga autoritetet shqiptare pas kryerjes së disa ekspertizave mjeko- ligjore në kuadrin e hetimit të hapur për vrasjen apo ekzekutimin nga afër të 35-vjeçarit minoritar.
“Nuk ka mbetur më asnjë dëshmitar për t’u pyetur”, ka thënë avokati.