Pas humbjes javën e parë ndaj Skënderbeut, Partizani është rikthyer tek fitorja duke mposhtu 1-0 skuadrën e Kamzës në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Kategorisë Superiore.
Në një stadium pa tifozë, prej dënimit nga Komisioni i Disiplinës me 2 ndeshje, ekipi i Gegës u tregua cinik, edhe pse nuk shkëlqeu në lojë.
Në të dytën, që në fillim, ishte Telushi që shfrytëzoi mjaft mirë një goditje këndi, dhe gjeti golin e vetëm të sfidës në minutën e 47-të.
Në pjesën e mbetur të takimit, ekipi i Gegës administroi rezultatin duke marrë një fitore të rëndësishme.
Pas 11-javësh, Partizani pozicionohet në vendin e dytë me 25 pikë, 1 më pak se Skënderbeu kryesues.