Çfarë bën një njeri i zhveshur në majë të një çatie? Në këtë rast, ka dalë ti shpëtojë bashkëshortit të së dashurës.
Burri që shihni në fotografi, thuhet se, ishte në banesë bashkë me të dashurën, kur aty vjen i shoqi i kësaj të fundit. Kjo duket se i kapi aq në befasi, saqë dashnori i flaktë nuk kishte kohë as për tu veshur. Dhe ashtu, lakuriq, doli nga dritarja në çati për t’iu fshehur burrit.
Për çiftin e tradhtarëve, me siguri, ndodhia ka qenë drithëruese, ndërsa për spektatorët, shumë argëtuese.
Në videon, një filmon ngjarjen e pazakontë, personi që mban aparatin që ka fiksuar pamjet, duket se argëtohet pa masë, saqë nuk mban dot të qeshurën.
Pas publikimit të pamjeve, video ka bërë xhiron e rrjetit. /Shkodranews/