Që prej mbrëmjes së djeshme, trupi i 35-vjeçarit Kostantinos Katsifas ndodhet në ambientet e morgut të Tiranës në QSUT. Mësohet se Instituti i Mjekësisë Ligjore ka caktuar një grup ekspertësh për të berë një analizë të thelluar mbi trupin e 35-vjeçarit.
Nuk do të ketë autopsi, por thjesht një verifikim të dytë, në bazë të ekspertizës së bërë në Spitalin e Gjirokastrës.
Kujtojmë që më herët mjekët e ekspertizës shqiptare në Spitalin e Gjirokastrës për Fax News kanë zbuluar se viktima është qëlluar me dy plumba në mushkëri dhe në gjoks, jo në kokë siç ishte thënë më parë.