Kryeministri Edi Rama ka reguar pak minuta më parë ndaj akuzave të Lulzim Bashës për vendimet abuzive të ndërmara nga qeveria e tij dhe tenderat e dyshimtë.
Basha përmendi dhe vëllanë e kryeministrit, duke thënë se ai ka bashkëpunuar me një zyrtare në vendin tonë në mënyrë që një kompani kroate të merrte tendera në shkelje të ligjit. Rama thotë se Bashën e ka zënë barku për shkak të frikës së zgjedhjeve.
“Artist, jam i impresionuar! Departamenti Antishpifje paska konstatuar sot shkaqe për 23 padi ndaj teje. Konferencë shtypi me diare intensive më thonë. E di xhan e di,të kanë zënë të prerat nga zgjedhjet që po vijnë e po bën gati terrenin e humbjes fitimtare të radhës. Mbahu fort!”, shkruan Rama.
Në një konferencë dhënë për mediat Basha tha se ka një tender të marrë nga ana e një kompanie kroate në shkelje me ligjin, vetëm për shkak të lidhjes me Olsi Ramën.
“Ka një kompani kroate që ka marrë tender kundër ligjit, për shkak se është e lidhur me vëllain e kryeministrit, Olsi Ramën. Kjo kompani e fitoi garën në kufijtë e shifrës limit të tenderit. Prej më shumë se dy vitesh ne kemi deklaruar se mbyllja e kompanive të basteve bëhet për të favoruizuar kompaninë e vëllait të tij. Ka prova të përfshirjes së Saimir Tahirit, Damian Gjiknurit dhe katër deputetëve të tjerëm, për lidhje me bandat e krimit”, u shpreh Basha.