Ish-kryeprokurori i Krimeve të Rënda, Besim Hajdamataj, ka paditur shefen e tij, Prokuroren e Përgjithshme Arta Marku.
Padia ka ardhur pas urdhrit të Markut për transferimin e Besim Hajdamatajt në Pogradec si dhe të disa prokurorëve të tjerë në rrethe. Padia është bërë në Gjykatën Administrative pak ditë më parë. Çështja do të gjykohet nga gjyqtari Avni Sejdini.
Ndaj Markut ka ngritur padi edhe një prokurore tjetër, Sonila Muhametaj, të cilën Marku e transferoi në Pukë.