Ajo një prostitutë 18-vjeçare shqiptare, e akuzoi se e kishte rrëmbyer. Ai, një punëtor 34-vjeçar nga Mantova e Italisë, mbrojti vetveten duke thënë se bëri ‘rimbursim’, pasi ishte i pakënaqur nga performanca seksuale e vajzës. Për momentin, karabinierët e Rubiera-s, komunë në provincën e Reggio Emilia ku ka ndodhur ngjarja, duket se i bind më shumë versioni i vajzës, raportojnë mediat lokale.
Ky i fundit do të ketë mundësinë të bindë gjyqtarin për versionit e tij të fakteve, ndoshta kur dosja do të dërgohet në gjyq. Megjithatë, deri kur të ndodhë kjo ka ende kohë, pasi ajo për të cilën akuzohet ka ndodhur rreth 48 orë më parë.
Sipas një ridnërtimi paraprak të ngjarjes nga karabinierët të cilët janë marrë me hetimet, 34-vjeçari ka marrë vajzën në makinë, e cila qëndronte në një rrugë në Reggiano. Më pas, me të konsumoi një raport seksual.
Teksa po e kthente vajzën në vendin ku e mori fillimisht, ndodhi agresioni. Ajo, duke e kuptuat se ai klient donte ta grabiste, kërkoi t’ia mbathte. Por ai, e ndaloi të zbriste nga mjeti dhe i rrëmbeu çantën me 30 euro brenda (çmimi i marrëdhënies që kreu me të më herët) dhe telefonin. Më pas e nxori më dhunë nga makina dhe e la në rrugë. Vajzës i erdhi në ndihmë një i moshuar që kalonte aty, i cili telefonoi ambulancën.
Vajza u transportua për në spital dhe mjekët i caktuan një prognozë shërimi prej 5 ditës. Nga ana tjerët, një hetim nisi lidhur me rastin dhe efektivët arritën të identifikonin 34-vjeçarin nga Mantova falë sistemit të mbikëqyrjes me kamera, që kishin fiksuar targat e makinës.
Megjithëqë, kur u ndala nga policia, ai tregoi një histori të ndryshme nga ajo e vajzës. Italiani u mbrojt duke thënë se bëri një vetërimbursim pasi nuk ishte i kënaqur nga marrëdhënia që pati. Ai shpjegoi se kishte rënë dakord me vajzën për një raport seksual të plotë, ndërsa ajo u limitua vetëm një raport oral. Për këtë, i mori 30 eurot, që ia kishte dhënë më herët.