Një ditë pasi policia ushtroi kontroll në banesën e Lul Berishës, avokati i tij ka reaguar për mediat. Avokati i Berishës, Detar Hysi i cili e ka quajtur të paligjshëm ‘bastisjen e policisë’.
Hysi është kontaktuar nga familjarët e Lul Berishës të cilët të shqetësuar pretendojnë se policia ka mësyrë dhe ushtruar kontroll në banesën e tij në Durrës.
Avokati thotë se policia nuk ka pasur mandat për të ushtruar kontroll. Po ndërkohë nuk jep detaje për vendndodhjen e klientit të tij.
Sipas informacioneve nga Prokuroria dhe Policia ai mund të ketë ikur jashtë vendit.