Quhet Kledis Gixhari, i riu shqiptar qe humbi jeten ne një aksident rrugor në Itali, kur motori me te cilin udhetonte se bashku me shokun e tij, nje 20 vjecar, doli nga rruga dhe u perplas dhunshem.
Mediat italiane raportojne se aksidenti ndodhi rreth ores 03 e 30, kur në komunën Lamporecchio (Pistoia), drejtuesi i një motoçiklete, për shkaqe që mbeten ende për tu zbardhur, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar drejt kangjellave të një banese.
I riu, Kledis Gixhari, 18 vjeç, përplasi kokën dhunshëm në asfalt, duke humbur jetën.
Bashkë me të, në motoçikletë, ishte një tjetër i ri, 20 vjecar, i cili nga aksidenti nuk pësoi lëndime serioze, por po trajtohet ne spital. Policia ka thene se te dy te rinjte nuk kane qene me kaske mbrojtese, e cila mund t’i kishte shpetuar jeten te riut shqiptar.
Një hetim ka nisur për zbardhjen e ngjarjes.