• Kontakt
Monday, July 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Si e vrava nipin për një qen”, rrëfimi i xhaxhait vrasës dje në gjykatë

09:32 : 16/10/2018
në AKTUALITET, KRONIKE

Gjykata e Krimeve të Rënda zhvilloi dje seancën ndaj Bujar Kuçit, i cili në nëntor të vitit të shkuar vrau nipin e tij me thikë. Gjykata dëgjoi tri dëshmi, ndërsa vetë i pandehuri pranoi krimin, por tha se e kishte bërë për vetëmbrojtje

“Unë e vrava nipin, por e kam bërë për vetëmbrojtje”, kështu u shpreh i pandehuri Bujar Kuçi dje, përballë Gjykatës së Krimeve të Rënda. Ngjarja ka ndodhur vitin 2017, ndërsa arsyeja është fare banale, sipas prokurorisë, gjithë sherri ka nisur për një qen. Ndërkohë, dje përballë gjykatës, dolën edhe tre dëshmitarë të akuzës, vëllai i të pandehurit, babai i viktimës, Faik Kuçi, vëllai i tjetër i Faikut, Mehmet Kuçi dhe bashkëshortja e tij, Suzana Kuçi. Ndërkohë, seanca është zhvilluar mes tensionesh, ndërsa babai i viktimës, pësoi një krizë emocionale, duke lënë dëshminë përgjysmë. Nga ana tjetër, gjatë dëshmisë së tij, i pandehuri, Bujar Kuçi, i ka kërkuar gjykatës të largohet dhe të mos dëgjoj rrëfimin e të vëllait, kërkesë që u pranua nga gjykata. Dëshmia e babait të viktimës së ndjerë, ishte e mbushur me inat, ndërsa thotë para gjykatës, së tashmë e ka armik dhe jo vëlla Bujar Kuçin. Dëshmitari tjetër nuk dha shumë detaje, pasi pretendon se nuk ishte i pranishëm, por tregoi fjalën e parë që i kishte thënë Faiku, pas ngjarjes. Mehmeti tha se kishte qenë në gjumë dhe pasi ka shkuar atje, Faiku i ka thëne “ma vrau pijaneci”. Mehmeti gjithashtu tha, se vëllai i tij, i pandehuri Bujar Kuçi pinte ndonjëherë.

Dëshmia e Bujar Kuçit

Në dëshminë e dhënë para gjykatës gjatë ditës së djeshme, Bujar Kuçi ka pranuar se është ai autori, por ka pretenduar se është dhunuar nga nipi dhe vëllai, duke shtuar se gjithçka e ka bërë për vetëmbrojtje. “Kam qenë në banesën time, kur vëllai dhe nipi kanë shkelmuar derën e banesës time dhe më kanë tërhequr me dhunë, duke më çuar në kuzhinë. Aty, për rreth 5 minuta jam rrahur rëndë me grushte dhe shkelma. Si fillim nga nipi, pastaj nga vëllai im”, tha ia.

I pyetur nga prokurori, se si nisi sherri, Kuçi nuk ka nguruar të quaj nipin si jo normal, ndërsa ka treguar se çdo gjë, nisi për një qen. “Gjithçka nisi në moment, vetëm për qenin që kishte blerë Mirsadi për djalin e tij. Qeni dëmtonte këpucët dhe bënte rrëmujë në shtëpinë e time”, shtoi Kuçi.

Lexo edhe:

Chelsea fiton trofeun e Botërorit të Klubeve, i jep leksion futbolli PSG-së në finale

Horoskopi ditor, e Hënë 14 Korrik 2025

Ky i fundit, shtoi se nuk ka pasur asnjëherë sherr me nipin, ndërsa me vëllain nuk fliste prej vitesh dhe shkak ishin bërë çështje të punës. Më tej, i pandehuri tregon me detaje gjithçka ndodhi, duke thënë se ishte dhunuar rëndë, duke futur në skenë edhe bashkëshorten, që sipas tij, ishte dhunuar nga nipi dhe vëllai. “Po më dhunonin rëndë, nuk kisha si të mbrohesha. Në momentin e parë që pata mundësinë, mora një thikë në kuzhinë, dhe e godita. Gjithçka e kam bërë për vetëmbrojtje, pasi kishte arritur në atë pikë ku “ose ai, ose unë”, ndaj reagova në atë mënyrë. Pas goditjes, jam ulur dhe nuk kam bërë asgjë. Pas kësaj, vëllai i revoltuar duke me ofenduar, merr djalin dhe e nxjerr jashtë”, tha Bujar Kuçi.

Sipas të pandehurit, bashkëshortja e tij në momentin kur po ndodhte sherri, ka ardhur nga puna, por ajo nuk ka mundur të futet brenda, sepse Faiku e ka goditur me shpullë. Në fund të dëshmisë, Kuçi e pranon se është ai vrasësi, duke iu përgjigjur në mënyrë të drejtpërdrejt, pyetjes së prokurorit se kush e kishte vrarë Mirsad Kuçin, duke thënë se e kishte bërë ai, por për vetëmbrojtje.

Ngjarja në Shkodër

Ngjarja ka ndodhur më 23 shtator 2017, rreth orës 15.00, në qytetin e Shkodrës. Në banesën e tij private, i pandehuri Bujar Kuçi ka qëlluar disa herë me një thikë, nipin e tij Mirsad Kuçi. Nga këqyrja e kufomës së viktimës Mirsad Kuçi, është vënë re se kishte një plagë poshtë sisës së majtë, dhe një tjetër në supin e majtë. Gjithashtu, atij i janë vënë re edhe tre gërvishtje në dorën e djathtë afër gishtit të madh. Nga deklaratat e dëshmitarëve të marrë në pyetje, u bë e ditur se kjo kishte ardhur si pasojë e një konflikti që kishte nisur në ambientet e brendshme të banesës së Bujar Kuçit, midis tij dhe nipit Mirsad Kuçi, për shkak të një qeni që viktima kishte sjellë kohë më parë në oborr. Qeni, ngaqë i hynte dhe në banesën e Bujar Kuçit, i ndoste banesën. Mesa dukej, viktima i kishte hyrë në banesë Bujar Kuçit, i cili pas kësaj, kishte marre një thikë në tavolinë, dhe kishte qëlluar Mirsad Kuçin. Sherri mes të dyve ka filluar në ambientet e brendshme të banesës së Bujar Kuçit. I akuzuari deklarohet se i kishte kërkuar nipit të lidhte qenin, ndërsa sipas Prokurorisë, të dhënat tregojnë se mes të viktimës dhe të akuzuarit ka pasur një konflikt me përballje fizike. I akuzuari ka marrë nga tavolina thikën, dhe pas përleshjes mes tyre, e ka qëlluar ndër të tjera dhe në kraharor viktimën./ SHEKULLI

Lajme të lidhura

SPORT

Chelsea fiton trofeun e Botërorit të Klubeve, i jep leksion futbolli PSG-së në finale

23:17 : 13/07/2025
HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e Hënë 14 Korrik 2025

23:01 : 13/07/2025
AKTUALITET

Kardiologu: Sporti nuk shkakton sëmundje të zemrës, përkundrazi i parandalon ato

22:40 : 13/07/2025
BOTA

Tarifat e Trumpit/ Kancelari Merz: Do të godisnin industrinë tonë eksportuese

22:30 : 13/07/2025
SPORT

Mbyllen 45 minutat e para të finales, Chelsea me një dorë tek trofeu

22:15 : 13/07/2025
BOTA

SHBA/ Një person i armatosur qëllon oficerin e policisë dhe më pas hap zjarr drejt një Kishe

22:01 : 13/07/2025
Para

Video/ Makina bie nga ura, vdes 62-vjeçari

TË GJITHA

Chelsea fiton trofeun e Botërorit të Klubeve, i jep leksion futbolli PSG-së në finale

23:17 : 13/07/2025

Horoskopi ditor, e Hënë 14 Korrik 2025

23:01 : 13/07/2025

Kardiologu: Sporti nuk shkakton sëmundje të zemrës, përkundrazi i parandalon ato

22:40 : 13/07/2025

Tarifat e Trumpit/ Kancelari Merz: Do të godisnin industrinë tonë eksportuese

22:30 : 13/07/2025

Mbyllen 45 minutat e para të finales, Chelsea me një dorë tek trofeu

22:15 : 13/07/2025

SHBA/ Një person i armatosur qëllon oficerin e policisë dhe më pas hap zjarr drejt një Kishe

22:01 : 13/07/2025

Finalja e Kupës së Botës për Klube, presidenti Trump ndjek nga afër sfidën Chelsea-PSG

21:46 : 13/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com