Kosova dhe Shqipëria kanë humbur betejën për të bindur talentin shqiptar të Bajernit të Mynihut, Meritan Shabani.
Ai ka zgjedhur të përfaqësojë Gjermaninë, ndërsa mesfushori debutoi me fanellën e “panzerave” në takimin miqësor mes Gjermanisë U20 dhe Holandës U20.
Lajmi u konfirmua nga vetë lojtari i cili postoi një foto në Instagram me fanellën e Gjermanisë.