Kryetari i opozitës Lulzim Basha deklaroi në takimin me gazetarët se me Arta Markun, Prokuroria është vënë direkt në shërbim të krimit. Prokuroria e Krimeve të Rënda është shpartalluar me emërimin aty të Donika Prelës, është kthyer në një celulë kriminale që mbron kriminelët që nga Fatmir Xhafaj, Vangjush Dako, Ervis Çyrbja…”
“Në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ka hetime të nisura e të pabitisura, – tha Basha, – për Dakon, Gjiknurin, Manjën, Ballën, telefonata e mesazhe me grupet kriminale dhe Ramës me kriminelët më famëkeqë. Të gjitha këto prova po shkatërrohen nga Arta Marku dhe Donika Prela dhe grupi i prokurorëve të kapur. Përgatitja e situatës nisi me shpartallimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.”