• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Letër Xhiseilës nga një e Panjohur

13:30 : 05/10/2018
në AKTUALITET

Xhiseilë, si je? Si ka qenë gjumi i këtyre netëve për ty? Po zgjimi mëngjeseve? Nuk guxoj ta imagjinoj, më kap trishtimi kur mendoj plagët e trupit dhe dhimbjet e shpirtit që ti përpiqesh t’i fshehësh nga jashtë. E ngrirë brenda një muri vetëflijimi, ti ndoshta nuk arrin ta ndjesh, por aty jashtë ka edhe njerëz që vuajnë për ty, vuajnë me ty, Xhiseilë. Unë jam një nga ata që ndien dhimbje sa herë lexon emrin tënd të merret nëpër gojë në opinionin publik. Ndiej dhimbje e kërkoj ta ndrydhë. Nuk i lexoj shkrimet e gazetave deri në fund, nuk i shikoj intervistat tuaja, por prapë mendja më shkon tek ti.

Unë ndodhem larg, në një vend të lirë e të mirë. Na ndajnë rreth 1300 kilometra distancë, por nga bashkon gjeografia e zemrës, vendi ku jemi lindë e rritë.

A e di Xhiseilë, njerëzit e vendit tonë më thonë se jam me fat që nuk jetoj në Shqipëri. Ndoshta edhe ti kështu do të më thoje. Ndoshta kështu është vërtetë. Por a do të më besoje nëse të them se më mundon ky fati im? Më mundon fakti që u largova dhe lashë shumë njerëz të dashur pas, shumë kujtime e copa jete; më rëndon ndërgjegja pse nuk luftova me thonjë për ta bërë më të mirë atë vendin tonë, pse nuk rrezikova mirëqenien time, pse nuk ua prisha qetësinë dreqërve që kanë marrë në dorë fatin e njerëzve e po ua shkatërrojnë të ardhmen.

Prandaj unë ndjehem në faj. Ti më bën të ndjehem në faj. Se ti mund të ishe motra ime, fqinja ime, shoqja ime. Dhe unë nuk do të arrija të të ndihmoja dot. E sa të tjera si ti, që vetëm emri u ndryshon nga i yti.

E di mirë, shumë gjëra të urryera kanë ndodhur dhe ndodhin në Shqipërinë tonë, por ti Xhiseilë – më fal nëse po të lëndoj – ti je në sytë e mi pasqyra më e pamëshirshme e dështimit tonë, të atij që ne quajmë shtet, të asaj që ne quajmë politikë, të çdo ndjenje etike dhe humane që do të duhej të mbante në këmbë një shoqëri.

Lexo edhe:

Maliqi mposht oligarkun Pëllumb Salillari në Gjykatë

Rama si Çaushesku në kulmin e krizës, boton letra ku ‘populli i lutet që të mos largohet kurrë’

Ti kërkoje emocionin e bukur, siç ta donte rinia jote, por more mbrapsht dhunën e një djali që nuk ia kanë mësuar çfarë është ndjenja, butësia, mirësia. Ti kërkove mbrojtje dhe siguri për jetën, por more mbrapsht më shumë frikë e kërcënime për ekzistencën. Ti me sytë e tu po kërkon mirëkuptim për pafuqinë e të pambrojturit, por as atë nuk e gjen. Përçmimi dhe ashpërsia e njerëzve janë po aq të frikshme sa një armë e ftohtë mbi kokën tënde.

Xhiseilë, sikur ti të kishe qenë viktimë e një përdhunimi në Hollywood apo në Gjermani apo në Suedi, aktorë e regjizorë të famshëm do t’i kishin punët keq me karrierën e tyre, ndonjë politikan do të kishte dhënë dorëheqjen dhe do të ishte përballur me drejtësinë e vërtetë, madje komisionerë të Çmimit Nobel do të ishin çuar në burg dhe për këtë arsye nuk do të jepej as Çmimi Nobel i Letërsisë. Por Shqipëria nuk është vendi i artistëve, as i drejtësisë, as i moralit. E ky fakt na përplaset në fytyrë sa herë bota e madhe zvogëlohet para ekranit të një kompjuteri, në faqet e mediave sociale dhe te portaleve të shumëllojshme. Nuk i shpëtojmë përballjes me botën, me realitetin e trishtë se jeta e një gruaje në Shqipëri vlen më pak se ajo e një gruaje tjetër në Evropën tonë të afërt apo në Amerikën e largët. Kështu kishte pasë qenë e shkruar ndër shekuj për gruan shqiptare, e ky fatalitet vazhdon edhe sot. Mos prano të ta mbushin mendjen se gruaja në vendin tonë është e emancipuar. Është iluzion i grave që rreken të gënjejnë veten dhe alibi e burrave që sundojnë mbi to. Po të ishte ndryshe, asnjë gazetar apo gazetare nuk do të pranonte të bëhej pjesë e dhunimit tënd publik, por do të mbronte ty nga farsa mediatike. Asnjë politikan e as politikane nuk do të bënte retorikë me emrin tënd, por do të mbronte ty edhe me trupin e vet. E për sa kohë kjo nuk ndodhë, unë do të kisha marre me të pa ty në sy.

Nuk e di ku do ta gjesh forcën të vazhdosh, mes njerëzish që të shkelin dinjitetin dhe autoritetit të pamoral të shtetit. Ndoshta në këtë pikë do të duhej të gjeja fjalë ngushëlluese, shpresëdhënëse, për të ardhmen tënde, por kam frikë se nuk do të kishin forcën e duhur. Prandaj unë dorëzohem përballë realitetit tënd, e pafuqishme – si ti – pë ta ndryshuar atë. Por bota është e madhe dhe ti një ditë mund të gjesh shpëtim tek ajo. Edhe pse tani është e vështirë ta shohësh dritën në fund të tunelit, uroj që ti dikur ta rifitosh besimin tek njerëzit e mbi të gjitha tek vetja. Sepse ti e di më mirë se të gjithë: Në asnjë moment nuk ishte faji yt!

*Shënim- Autori është anonim 

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Maliqi mposht oligarkun Pëllumb Salillari në Gjykatë

09:51 : 25/06/2026
AKTUALITET

Rama si Çaushesku në kulmin e krizës, boton letra ku ‘populli i lutet që të mos largohet kurrë’

09:49 : 25/06/2026
AKTUALITET

Ali Ahmeti qesharak, i shërben Ramës dhe sulmon protestën e qytetarëve në Tiranë

09:37 : 25/06/2026
AKTUALITET

Zyrtarët e BE ‘zbarkojnë’ në Tiranë/ Eurodeputetja gjermane në protestën kundër Ramës

09:25 : 25/06/2026
AKTUALITET

‘Kemi fëmijë dhe gra shtatzana’/ ‘Truket’ e grupit të Call-Centerave për ti shpëtuar burgut, zbardhen dëshmitë

09:11 : 25/06/2026
AKTUALITET

Përgjigja e vetme e një protestuesi: “F*ck you back, Rama”!

08:51 : 25/06/2026
Para

Lajm i fundit/ Arrestohet doganieri në Tiranë. Emri

TË GJITHA

Maliqi mposht oligarkun Pëllumb Salillari në Gjykatë

09:51 : 25/06/2026

Rama si Çaushesku në kulmin e krizës, boton letra ku ‘populli i lutet që të mos largohet kurrë’

09:49 : 25/06/2026

Ali Ahmeti qesharak, i shërben Ramës dhe sulmon protestën e qytetarëve në Tiranë

09:37 : 25/06/2026

Zyrtarët e BE ‘zbarkojnë’ në Tiranë/ Eurodeputetja gjermane në protestën kundër Ramës

09:25 : 25/06/2026

‘Kemi fëmijë dhe gra shtatzana’/ ‘Truket’ e grupit të Call-Centerave për ti shpëtuar burgut, zbardhen dëshmitë

09:11 : 25/06/2026

Përgjigja e vetme e një protestuesi: “F*ck you back, Rama”!

08:51 : 25/06/2026
Foto ilustruese

“Mos kalo këtej..”/ DETAJE nga krimi në Kavajë, si e vrau vëllai-vëllanë për një rrugë

08:42 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomjojobetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibompiabellacasinojojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetcasibomgrandpashabet girişbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet