“Jam me pushime dhe sa të vi do të vras”. Ky ka qenë një nga mesazhet që djali i deputetit Rrahman Rraja i ka dërguar ish të dashurës së tij Xhensila Maloku. Por, kjo e fundit ka thënë se në këtë rast nuk bëhet fjalë për kërcenim, por mbështetje. Në një intervistë të dhënë për “Opinion”, Xhisiela Maloku ka thënë se nuk e kanë kërcënuar asnjëherë, dhe se e ka denoncuar nga xhelozia Rexhep Rrajën, pasi kishte mësuar se ai kishte ikur me pushime me të dashurën e re.
Ajo ka deklaruar se nuk është përdhunuar kurrë, dhe se ka raport të mirë me familjen e tij por edhe me të.