Sarandë/ Makina përplaset me motorin, një i plagosur

Lexo edhe:

Një aksident me pasojë plagosjen e  një personi është regjistruar paraditen e sotme në Sarandë. Një automjet tip “Benz” është përplasur me një motor në vendin e quajtur “Rrapi”.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, i cili është transportuar në spital për marrjen e ndihmës mjekësore. Mësohet se ka pasur gjakderdhje të madhe.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për aksidentin.

 

 

Lajme të lidhura

Para