Cristiano Malgioglio këndon mbi taka dhe rrëzohet në studion e “Domenica Live”

Lexo edhe:

Paris Hilton ‘po luand mendsh’ për një video në të cilën Cristiano Malgioglio shihet teksa kërcen mbi taka dhe kur Barbara d’Urso ia kërkoi një gjë të tillë për herë të parë në emisionin e saj, ai nuk e bëri ‘fjalën dysh’.

Kështu, për të kënduar rreth suksesit të stinës së verës “Danzando danzando” (Duke kërcyer, duke kërcyer), është prezantuar  me një trupë baleti shumëngjyrëshe, ku ndër të tjera spikatën takat e larta ngjyrë e kuqe.

Rezultati ishte shpërthyes. Me një finale të paparashikueshme: nuk ka përballuar dot 12 centimetrat nën këmbë ndaj është rrëzuar, duke marrë me vete edhe ‘të zonjën e shtëpisë’.

Menjëherë pas rrëzimit, Malgioglio është ankuar për dhimbje të forta në kavilje.

Nuk i shërbeu aspak akulli që i vunë.

Viktimë e një shtrembërimi, tani do t’i duhen disa ditë pushim.

“Pas performancës sime rashë prej takave, ka shkruar në Instagram, Miqtë e mi qeshin si të çmendura,….u vrava pak tek kavilja, por do kalojë….një puthje miqtë e mi në Instagram…për atë që nuk e di La vida es un Carnaval (Jeta është një karnavale)”.

“Më rrëzove, më dhemb mollaqja e djathtë. Çfarë këmbe derrkuci ke…”, thotë duke qeshur d’Urso në një histori në Instagram, duke iu drejtuar protagonistit të ngjarjes.

“Mua më dhemb kavilja, por të paktën kam sigurime. Shiko si është enjtur”, është përgjigjur Cristiano.

Danilo@itsDanilooo

Cristiano Malgioglio e Barbara D’Urso cadono a

 

 

Lajme të lidhura

Para