Komuna e Rahovecit në Kosovë është bërë arenë e një feste madhështore.
Në këtë komunë është mbajtur ‘festivali i vjeljes së rrushit në datat 7,8 dhe 9 shtator me titull “Hardh Fest” .
Qëllimi i festës së vjeljes së rrushit, është promovimi i rajonit vreshtar të luginës së Rahovecit dhe trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore të kësaj komune.
Për këtë arsye u mbajt dhe një koncert ku përformuan grupe te njohura si brenda dhe jashtë vendit.
Koncerti kulmoi me grupin suedez ‘Madman’s Choice’.
Ata kanë kënduar këngën e famshme ’Xhamadani vija vija’ në gjuhën shqipe. Kjo këngë aq e dashur për mbarë shqiptarët, duket se ‘ka fluturuar me krahët e shqipes’ edhe në vendin e largët skandinav, duke u kthyer kështu në një ‘himn’ për mbarë shqiptarinë.