Mbërrin për herë të parë në Itali spektakli teatral i realizuar nga Sebastian Marriquin, emri i vërtetë i së cilit është Juan Pablo Escobar, djali i parë i narkotrafikantit më të madh të botës, kolumbianit Pablo Escobar.
Pas suskesit si autor i librit mbi jetën e babait të tij, i përkthyer në të gjithë botës, Juan Pabo Escobar prezanton në teatrin e njohur të Romës, Brancaccio, një rrëfim teatral me versioni e tij të fakteve mbi jetën e të atit.
Janë kujtime intime të një fëmijërie të jetuar me një baba të dashur, mjaft i kujdesshëm, i pranishëm përherë, por që zvarriten duke ia lënë vendin personazhit që të gjithë njohim, narkotrafikantit të dhunshëm, pa skrupuj , i aftë të kryej krime nga më të tmerrshme.
Ky spektakël teatral që do të shfaqet për herë të parë në skenën e teatrit të Romës, shoqërohet me imazhe të vërteta, mbi një ekran gjigant ndërsa zëri i Sebastián Marroquín, (Juan Pabo Escobar ) i drejtohet publikut e në vecanti brezave të rinj duke thënë se “nuk kërkon falje apo lehtësim ndaj fajeve e përgjegjësive të kryera nga babai i tij. Por, kërkoj , thotë ai, të rrëfej çfarë ka ndodhur vërtetë, të tregoj liderin, mafiozin, burrin e nderit, babain e vizionarin. Qe ai që vuri në rrezik familjen e tij e një komb të tërë. Dua ta rrëfej që historia të mos përsëritet.”
Për mediat italiane djali i Pablo Escobar rrëfen se nëna e tij, ai vetë qysh në moshën 7 vjeçare dhe e motra vetëm 1 vjeç janë persekutuar për fajin e vetëm se ishin familja e Pablo Escobar. Ai dhe nëna e tij janë akuzuar padrejtësisht për evazion fiskal në vlerë 2 milionë dollarë.”
“Dhe pse kam nisur një jetë të re në Argjentinë, me një identitet të ri si Sebastian Marriquin e punoj me profesionin arkitekt, unë do të mbetëm përherë i njollosur për fajet e tim ati”, thotë ai.
Por dhe pse Pablo Escobar nuk është më, narkotrafiku mbetet një plagët më të thella në Amerikën latine.
Djali i tij Juan Pablo Escobar mendon se “derisa nuk do të ketë një legalizim të drogës, do të ekzistoj përherë figura e narkotrafikantit. “Problemi nuk ushtarak, po i shëndetit publik, thotë ai. Trafiku i drogës, nuk zgjidhet me proibicionizëm, me luftë , me mitraloz, por duke ndryshuar ligjet, Duhet ndryshuar kjo situatë, duhen rregulla të reja që duhet të marrin në konsideratë dhe problematikat sociale.”
Jeta kriminale e narkotrafikantit më të madh të historisë është e shënuar dhe nga një numër i madh viktimash. Djali i tij rrëfen se dhe pse krimet e viktimat e të atit janë të shumta ai gjatë këtyre viteve ka mundur të vendos lidhje me familjarët e viktimave, si p.sh me djalin e ministrit kolumbian të shëndetësisë i vrarë nga Escobar më 1984, apo dhe me familjarët e viktimave të atentatit të avionin Avianca 203 kryer nga Escobar më 1990 apo me dhe me 4 fëmijët e liderit liberal Luis Carlos Galan, varë nga Escobar më 1989.
Spektakli teatral “Një hsitori që nuk duhet përsëritur” do të shfaqet në skenën e teatrit Brancaccio të Romës më 21 shtator.
Në kulmin e aktivititet të tij kriminal, revista amerikane Forbes, renditi Pablo Escoba si njeriu i shtatë më i pasur në botë, që kontrollonte 80% të trafikut të kokainës në botë me një pasuri të vlerësuar mbi 30 miliardë euro, me flota detare e ajrore makina luksoze e pasuri të patundshëm në zotërim.