Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka anuluar përfundimisht vizitën për në fshatin Banjë të Skenderajt.
Këtë e bëjnë të ditur burime të Indeksonline.
Kjo ka ardhur pasi Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka revokuar lejen e MPJ-së pas protestave që kanë bërë banorët e kësaj ane në rrugët e Drenicës kundër vizitës së Vuçiçit.
Ndërsa, vendimin e Haradinajt e ka mbështetur edhe i pari i MPJ-së ,Behgjet Pacolli. Ai ka thënë se policia e Kosovës për këtë situatë ka ndërmarrë gjithçka për sigurimin e Vuçiqit.
Pas anulimit të vizitës, Vuçiç do flasë serbëve të Banjës përmes telefonit.