• Kontakt
Sunday, July 12, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Obama kritikon me emër Trumpin dhe “politikën e tij të frikës”

12:24 : 08/09/2018
në BOTA
Largimi i Obama-s, ndarja me Trump

Largimi i Obama-s, ndarja me Trump

Ish-presidenti Barack Obama i ka dhënë një qortim të ashpër Amerikës së Donald Trumpit, duke sulmuar pasardhësin e tij me emër për herë të parë, në një fjalim emocionues që denoncoi “politikën e frikës dhe pakënaqësisë”.

Në fjalimin e tij të parë të rëndësishëm që prej largimit nga Shtëpia e Bardhë, Obama u bëri një apel të gjatë votuesve anembanë Shteteve të Bashkuara për të rikthyer “demokracinë e shëndoshë”, e denoncoi gjithashtu taktikat e përdorura nga Trump dhe republikanët në Uashington si një kërcënim të paprecedentë ndaj të ardhmes së vendit.

“Të ndash në klane, të udhëheqësh mes frikës, të vendosës njërin grup përballë një tjetri, t’u tregosh njerëzve se rendi dhe siguria mund të vendosen vetëm nëse mënjanojmë ata që nuk duken si ne, nuk mendojnë si ne apo nuk luten si ne…kjo është një histori e vjetër, e lashtë sa vet koha”, tha Obama. “Kjo nuk nisi me Donald Trumpin, ai është thjesht simptoma, jo shkaku. Trump thjesht po kapitalizon mbi pakënaqësitë që politikanët vet kanë tentuar të nxisin për vite me radhë”, shtoi më tej ai.

“Kur krijohet një boshllëk në demokracinë tonë, kur ne nuk votojmë, apo kur ne i marrim të drejtat dhe liritë tona si të mirëqena e të falura, atëherë politika e frikës, pakënaqësive dhe strukjes zë vend”, deklaroi më tej ish-presidenti amerikan.

Duke folur përpara studentëve, të premten, në Universitetin e Illinoisit, aty ku ai pranoi një çmim për etikën në qeverisje, Obama paralajmëroi edhe temat që do të pushtojnë fushatën zgjedhore në javët e ardhshme, ndërsa kërkoi të “zgjonte” demokratët përpara zgjedhjeve të mesmandatit në nëntor.

Lexo edhe:

“Plas lufta” për Inteligjencën Artificiale, Apple padit OpenAI: Na vodhi sekretet!

E rëndë në Berat/ U fut për tu larë në lum, mbytet 15-vjeçari

Fjalimi i Obamës tregoi edhe njëherë se ai nuk do të tërhiqet aspak në përballjen dhe goditjen e Trumpit, të cilin faktikisht Obama e ka shmangur në të kaluarën ta sulmojë me emër, pasi i dorëzoi çelësat e Shtëpisë së Bardhë në janar të vitit 2017.

Deri më tani, Obama është fokusuar në disa prej politikave “drakoniane” të Trumpit mbi emigracionin, si dhe te vendimet për t’u tërhequr nga marrëveshjet historike ndërkombëtare, si për shembull pakti i Parisit mbi klimën dhe marrëveshja bërthamore me Iranin.

E ndërsa Obama fliste, Trump mbërriti në Dakotën e Veriut për të emëruar një mbledhës fondesh për kandidatin republikan në Senat. “E pashë, por më zuri gjumi, – tha Trump përpara audiencës. – Zbulova se ai është shumë i mirë për të të vënë në gjumë”.

Presidenti kritikoi më pas paraardhësin e tij se “po përpiqet të fitojë kredite për gjërat e pabesueshme që kanë ndodhur”. Obama theksoi në fjalimin e tij se përmirësimi i ekonomisë, që republikanët ia atribuojnë Trumpit, nisi pikërisht nën drejtimin e tij.

“Antidoti ndaj një qeverie të kontrolluar nga pakica e fuqishme, një qeverie që përçan, është qeveria e përbërë nga njerëz të organizuar, energjikë dhe gjithëpërfshirës, – tha Obama. – Pikërisht tani është koha për një gjë të tillë. Ekzistojnë kohëra të jashtëzakonshme dhe kohëra të rrezikshme. Pas dy muajsh do të kemi mundësinë të rikthejmë pamjen e shëndoshë të politikës sonë. Ekziston vetëm një mundësi kontrolli ndaj abuzuesve të pushtetit, ajo jeni ju dhe vota juaj”.

Lajme të lidhura

NDRYSHE

“Plas lufta” për Inteligjencën Artificiale, Apple padit OpenAI: Na vodhi sekretet!

13:40 : 12/07/2026
AKTUALITET

E rëndë në Berat/ U fut për tu larë në lum, mbytet 15-vjeçari

13:28 : 12/07/2026
AKTUALITET

“Redcloud”/ Kompania e lidhur me Arbër Veliaj mori 4.3 mln euro për biletat e Kanye West

13:20 : 12/07/2026
AKTUALITET

Humbi jetën në ujërat e lumit Mat! Ky është Erkin Lika, anëtar i grupit të kërkim-shpëtimit shqiptar

13:02 : 12/07/2026
BOTA

Mister në Teheran! Kush është burri me maskë që tërhoqi vëmendjen në funeralin e Khameneit?

12:49 : 12/07/2026
SPORT

VAR nderoi Argjentinën, Xhaka pas ndeshjes: Gjyqtari e “vrau” ndeshjen!

12:30 : 12/07/2026
Para

FOTO/ ‘Çfarë transmeton tek vajzat’ fansi kritikon pse doli me gjoks jashtë, reagon Roza Lati

TË GJITHA

“Plas lufta” për Inteligjencën Artificiale, Apple padit OpenAI: Na vodhi sekretet!

13:40 : 12/07/2026

E rëndë në Berat/ U fut për tu larë në lum, mbytet 15-vjeçari

13:28 : 12/07/2026

“Redcloud”/ Kompania e lidhur me Arbër Veliaj mori 4.3 mln euro për biletat e Kanye West

13:20 : 12/07/2026

Humbi jetën në ujërat e lumit Mat! Ky është Erkin Lika, anëtar i grupit të kërkim-shpëtimit shqiptar

13:02 : 12/07/2026

Mister në Teheran! Kush është burri me maskë që tërhoqi vëmendjen në funeralin e Khameneit?

12:49 : 12/07/2026

VAR nderoi Argjentinën, Xhaka pas ndeshjes: Gjyqtari e “vrau” ndeshjen!

12:30 : 12/07/2026

EMRI/ I dënuar me 13 vite burg, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë. Pritet të ekstradohet drejt Italisë

12:18 : 12/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişjojobetjojobetjojobetMadridbetJojobetjojobetJojobetamgbahiscasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa haberİmajbetbetciobetciojojobetjojobet giriş