• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi NDRYSHE

Kur Zogu kërkonte “nuse amerikane” në Ambasadë

17:18 : 07/09/2018
në NDRYSHE

Në vitin 1930, aq i madh ishte meraku për nusen e ardhshme të mbretit beqar Ahmet Zog, saqë oborri mbretëror iu drejtua për ndihmë kryediplomatit amerikan në Tiranë, Herman Bernstein.

Në një kabllogram të datës 4 dhjetor për sekretarin e shtetit në Uashington, ministri Bernstein përshkruan bisedën që pati në legatë me Abdurahman Krosin, baba për shpirt i Mbretit Zog. Krosi shoqërohej nga Faslli Frashëri, ish-deputet që shërbente si përkthyes.

Krosi e filloi bisedën duke thënë se legata amerikane ishte e vetmja ku ai vinte për këshilla dhe për ndihmë, se Amerika ishte i vetmi vend të cilit Shqipëria i zinte besë, se vetëm Amerika mund ta ndihmonte Shqipërinë dhe se në fakt e kishte ndihmuar.

Aburahman Krosi, shkruan Bernstein, ishte një burrë i gjatë dhe shpatullgjerë, të cilit i trembeshin të gjithë, edhe anëtarët e kabinetit. Ai ishte besnik deri në fund i Mbretit dhe e donte monarkun si fëmijën e vet, sepse e kishte rritur dhe mbrojtur me duart e tij.

Lexo edhe:

Spanja mposht Francën dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

Horoskopi 15 Korrik: Dashuri të reja për beqarët, debate në çift dhe surpriza me paratë

“Unë jam fshatar, jo diplomat. Nuk marr vesh nga politika dhe diplomacia, prandaj do t’ju flas nga zemra”, i tha Krosi, ministrit amerikan.

“Kam kohë që jam në merak për Mbretin, sepse ka ardhur çasti që të martohet. Por kam frikë se do të ishte e rrezikshme që ai të martohej me një princeshë europiane. Më e rrezikshmja nga të gjitha do të ishte një princeshë italiane. Çdo princeshë e huaj do të sillte me vete intriga dhe rreziqe të reja për Shqipërinë. Prandaj kemi arritur në përfundimin se gjëja më e mirë për Shqipërinë do të ishte nëse Mbreti Zog merr një nuse amerikane. Një grua amerikane e kulturuar dhe plot energji do të ishte një shembull i shkëlqyer për popullin tonë. Shqiptarët nuk do ta pëlqenin martesën e Mbretit me një princeshë të huaj, por do të ishin të kënaqur me një grua amerikane. Vendi do të përfitonte jashtëzakonisht shumë nga kjo martesë. Ne e dimë se një grua amerikane si mbretëreshë e Shqipërisë do t’i sillte vendit jo vetëm kapital amerikan, por edhe sigurinë se pavarësia jonë do të ishte e mbrojtur.”

Krosi e pyeti ministrin nëse mund ta ndihmonte.

“I thashë se kjo ishte një çështje kaq delikate, – shkruan Bernstein, – saqë nuk e kuptoja se si mund të jepja ndonjë ndihmë. Ai më tha se ministri i mëparshëm i Amerikës Charles C. Hart kishte qenë mjaft i interesuar për këtë çështje dhe kishte premtuar ndihmë.”

Kabllogrami i ministrit Bernstein për Sekretarin e Shtetit, ku përshkruan kërkesën e Abdurahman Krosit për ta ndihmuar t’i gjejë Zogut një nuse amerikane.

Bernstein kërkoi të dinte se a ishte Mbreti Zog në dijeni të këtij plani. Krosi u përgjigj se kishte folur shpesh për këtë punë me Mbretin, i cili i kuptonte rreziqet e martesës me një princeshë europiane.

“Mbretit nuk kanë ç’i duhen familjet e degjeneruara mbretërore të Europës, – tha Krosi. Ai do të donte një grua demokratike amerikane si mbretëreshë të Shqipërisë dhe në qoftë se kjo lloj martese nuk bëhet dot, do të preferonte të mbetej beqar.”

Bernstein e pyeti se çfarë gruaje amerikane kishte në mend Mbreti Zog. Krosi u përgjigj:

“Një grua e pasur, por e shëmtuar nuk e tërheq Mbretin. As do ta donte një grua të bukur, por të varfër.”

Krosi tha se puna e fesë nuk do të ishte fare pengesë, madje në fakt martesa e Mbretit me një grua të krishterë do të ishte një shembull i shkëlqyer i lirisë fetare në Shqipëri dhe se popullin shqiptar do ta gëzonte një martesë e tillë.

“Në këtë pikë, – shkruan Bernstein, – Krosi më pyeti përsëri nëse mund ta ndihmoja. I shpjegova me shumë delikatesë se nuk mund të bëhesha shkes për t’i gjetur grua Mbretit të Shqipërisë.”

Shtatë vjet më vonë, fati i trokiti në derë Mbretit. Në fund të vitit 1937 ai u njoh me 22-vjeçaren Geraldine Appony.

Geraldine Appony në këtë foto të rrallë pas arritjes në Tiranë në fund të vitit 1937, pak muaj para se të martohej me Zogun.

Ndonëse ishte hungareze, ajo e kishte nënën amerikane. /dita/

Lajme të lidhura

Botërori 2026

Spanja mposht Francën dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

23:12 : 14/07/2026
SHOW BIZ

Horoskopi 15 Korrik: Dashuri të reja për beqarët, debate në çift dhe surpriza me paratë

23:01 : 14/07/2026
AKTUALITET

Aksident me vdekje në Vlorë

22:51 : 14/07/2026
AKTUALITET

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 45-të në Tiranë kundër Ramës

22:46 : 14/07/2026
AKTUALITET

Paradoksi i tregut të punës: Më shumë të papunë afatgjatë me arsim të mesëm se me 8/9-vjeçar

22:41 : 14/07/2026
Botërori 2026

Spanja dyfishon rezultatin me Francën, pranë finales së madhe

22:31 : 14/07/2026
Para

Urdhër “i prerë” te Argjentina: Asnjë të mos e prekë fanellën me numër 10

TË GJITHA

Spanja mposht Francën dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

23:12 : 14/07/2026

Horoskopi 15 Korrik: Dashuri të reja për beqarët, debate në çift dhe surpriza me paratë

23:01 : 14/07/2026

Aksident me vdekje në Vlorë

22:51 : 14/07/2026

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 45-të në Tiranë kundër Ramës

22:46 : 14/07/2026

Paradoksi i tregut të punës: Më shumë të papunë afatgjatë me arsim të mesëm se me 8/9-vjeçar

22:41 : 14/07/2026

Spanja dyfishon rezultatin me Francën, pranë finales së madhe

22:31 : 14/07/2026

Oyarzabal hyn në histori, barazon rekordin legjendar të Butragueños

22:25 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobet güncel girişMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş