Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, thotë se nuk ka asgjë për të negociuar me kryeministrin Rama lidhur me nismën ligjore të ndërmarrë nga demokratët për vettingun në politikë, e cila është depozituar sot në Kuvend.
Në një bashkëbisedim me gazetarët, Basha tha se propozimi i opozitës për vettingun në politikë është i njëjtë me atë për gjyqtarët dhe prokurorët që është votuar me 140 vota dhe se Ramës i mbetet vetëm ta votojë pro ose kundër.
Basha: Ligji është negociuar njëherë sepse është identik me atë të gjyqëtarëve dhe prokurorëve. Gjuha e ligjit është identike. Nuk ka mbetur asgjë për të negociuar. Ne e kemi bërë dakordësimin. Kjo ose votohet, ose rrëzohet. Opozita ka marrë një vendim në Elbasan për ta votuar pro. Ramën pyeteni nëse do ta votojë pro apo jo. Ai ka vetëm një detyrë, të mos e pengojë dhe ta sjellë në Kuvend.
I pyetur nëse ka frikë të ulet në bisedime me Ramën, Basha pati këtë koment:
Basha: Opozita ka paraqitur një platformë për reformën në drejtësi. Nuk është e vërtetë që nuk kemi paraqitur propozime. Çështja që parashtrojmë sot është vettingu u politikanëve të lidhur me krimin. Si rezultat i kësaj bashkëqeverisje me krimin Shqipëria po degradon dita-ditës.Dje u vra informatori i policisë me snajper, dhe sa kohë duhet të presim? Kjo nuk pret, është emergjencë kombëtare. Opozita është e angazhuar për një drejtësi të pa kapur politikisht, dënimi i politikanëve do të bëhet nga drejtësia. Detyra jonë është ti nxjerrim nga institucionet. Ja dolëm për ligjin e dekriminalizimit, edhe kësaj rradhe do t’ia dalim. Vettingu për politikanët do ti japë fund edhe kësaj forme të re të bashkëpunimit mes krimit dhe qeverisë.
Basha tha se duhet ndarë njeherë e mirë krimi nga qeverisja.
Lulzim Basha: Në krye të qeverisjes së vendit ka ardhur gjenerata e dytë e kriminelëve.Skandalet dhe zollumet e qeverisë si bëjnë asnjë përshtypje qytetarëve. Është atentat ndaj demokracisë që sot në Kuvend kemi Ballën, Çyrbjen, në bashki Dakon e Sejdinin. Politikanët e lidhur me krimin sot bëjnë ligjet në IKuyvend, marrin vendime në bashki dhe janë të paprekshëm. Ka vetëm një mënyrë për largimin, vettingu i tyre. PD është pro pastrimit të drejtësisë, politikës dhe ekonomisë nga krimi.Ligji që sapo kemi dërguar në Kuvend është i thjeshtë dhe i qartë.
Jo bojkot por pastrim Kuvendit
Ne po bëjmë ligje. Do përpiqemi ta miratojmë këtë ligj në Kuvend, nuk duam ta bojkotojmë Kuvendin, duam ta pastrojmë Kuvendin menjëherë. Se çfarë dinamike do të marrin zhvillimet politike kjo varet edhe nga faktorë jashtë vullnetit të opozitës, që kanë të bëjnë me vullnetin e një pale në këtë proces, që është pjesa kryesore e problemit: Qeveria e lidhur me krimin.
A rrezikojnë bashkëpunëtorët e Bashës?
Është një pyetje pa pikë lidhje. Ky ligj vjen si vullnet i përbashkët i PD, LSI, aletatëve tanë dhe një sërë partive të tjera opozitare jo parlamentare. Ligji bëhet për ti dhënë shqiptarëve një elitë politike të palidhur me krimin.Bëhet për tu shërbyer shqiptarëve, sikundër dekriminalizimi. Nëse mendoni se PD ulet të bëjë ligje për veten e vet apo bashkëpunëtorët e kryetarit e keni gabim. Ka një parti tjetër që e ka marrë peng parlamentin, qeverinë, Shqipërinë, për Edi Ramën dhe bashkëpunëtorët e tij kriminal.
Vettingu i politikës vetëm në një kriter
Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, kryetari i bashkisë dhe çdo drejtues ose anëtar i institucionecve kushtetuese dhe ligjore që emërohen në detyrë me votim nga Kuvendi, përfshirë funksionin e Kryeministrit apo anëtarit të Këshillit të Ministrave i nënshtrohen procesit të kontrollit të pastërtisë së figurës.Subjektet e parashikuara dorëzojnë një deklaratë dhe i nështrohen një kontrolli të figurës me qëllim indentifikimin e atyre që kanë kontakte me persona të përfshirë në krimin e organizuar.Kontrolli i figurës për lidhje me persona të përfshirë në krimin e organizur bazohet në deklaratën për figurën dhe prova të tjera përfshirë vendimet e gjykatave shqiptare ose të huaja.Deklarata mund të përdoret si provë vetëm në këtë proces dhe në asnjë rast gjatë një procesi penal. Nëse subjekti ka kontakte me persona të përfshirë në krimin e organizuar zbatohet prezumimi në favor të masës së ndalimit për tu zgjedhur apo emëruar në funksionin publik, mbarimit të mandatit opo shkarkimit nga detyra dhe subjekti ka për detyrë të provojë të kundërtën.
Aksion popullor?
Basha: Po. Do t’ju mbajmë të informuar.