Një fotografi e papritur është duke bërë xhiron e rrjetit. Personazh në këtë foto është ylli i Barcelonës dhe i futbollit Botëror, Lionel Messi.
Fotoja është postuar nga vëllai i argjentinasit, Rodrgio Messi, në rrjetin social “Instagram”.
Fotoja është e postuar më një shkrim: “Çfarë kujtimesh të bukura!”.
Në foto Messi duket duke qarë në karrocë dhe afër ka edhe një biberon.